FA në përbërje të ekipit shqiptar të mbrojtjes civile, pjesëmarrës në stërvitjen rajonale të BE-së “IPA Floods Varazdin 2017”, Kroaci

Në kuadër të programit të trajnimit të vendeve të IPA-s, LOT 2 (Programi për Parandalimin, Përgatitjen dhe Reagimin ndaj Përmbytjeve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë), të cilët mbështetin ndërtimin e kapaciteteve për përgatitjen dhe reagimin ndaj përmbytjeve nëpërmjet zhvillimit të moduleve shumëkombëshe të mbrojtjes civile (CPMs), me 09-13 tetor 2017 në Varazdin, Kroaci, po 
zhvillohet stërvitja fushore për emergjencat civile, e koduar “IPA FLOODS-VARAZDIN 2017”.

Stërvitja rajonale e BE-së “IPA FLOODS - VARAŽDIN 2017”, e cila financohet nga BE, synon testimin e funksionalitetit dhe ndërveprueshmërisë së moduleve shumëkombëshe të mbrojtjes civile (CPMs) të llojeve të Pompave të Kapacitetit të Lartë (HCP) dhe Mbrojtjes nga Përmbytjet (FC).

Në këtë stërvitje marrin pjesë  më shumë se pesëqind pjesëmarrës: ekipet kombëtare HCP dhe FC nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, që përbëjnë CPM multinacionale përkatëse, dhe dy të Mbrojtjes Civile. 

Vendi ynë përfaqësohet nga 25 vetë, 5 mjete, (pajisje të mjeteve e ndërtimin e barrierave dhe ato të pompave). Forca e Armatosur shqiptare mbështet ekipin me mjete të rënda për transportin e materialeve dhe manovrimin në rajonet stërvitore. 

Stërvitja rajonale “IPA FLOODS - VARAŽDIN 2017” filloi më 9 tetor me një stërvitje në tavolinë (TTX) me përfshirjen e Qendrave Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, me qëllim ushtrimin e procedurave për kërkesën, ofertën dhe pranimin e ndihmës ndërkombëtare për fatkeqësinë e ndodhur. Angazhimi i Koordinatorëve Kombëtar me përfaqësuesit e QKOEC, ndoqën gjatë këtij ushtrimi në tavolinë procedurat e duhura. Gjithashtu u ndoqën veprimet e ekipit gjatë organizimit, përgatitjes për lëvizje, kalimin e pikave kufitare deri në mbërritjen në pikën e grumbullimit të moduleve (para dislokimi deri në dislokim).

FA, në përbërje të ekipit shqiptar të mbrojtjes civile, mbështetin në këtë stërvitje dy modulet. Ndryshe nga stërvitjet e tjera këtë vit do të organizohen module ndërkombëtare, ku Shqipëria është pjesë e modulit Jugut, me Kosovën, Maqedoninë dhe Turqinë.

Rreth 50 profesionistë që vijnë nga zjarrfikësit kroatë, policia, organizatat joqeveritare dhe Shërbimet Mjekësore, së bashku me 150 lojtarë, iu bashkuan ekipeve në Varaždin për sigurimin e mjedisit operacional si dhe zbatimin e rregullave të sigurisë gjatë ushtrimit si dhe për të mbështetur zbatimin real të skenarëve të ndryshëm.

Stërvitja në 7 rajone të ndryshme do të vijojë deri me datë 12 tetor përfshirë aktivitete natën. Me datën 13 tetor 2017, ekipet përgatiten për ridislokim.







Media Sociale



Moti