Ministri polak i Mbrojtjes dorëzoi dekoratën “Yjet e Afganistanit” akorduar nga presidenti polak, nënkolonel Silvana Lahi dhe nënkolonel Dritan Muka

Në takimin zyrtar në Tiranë të ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Antoni Macierewic me ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë Olta Xhaçka, ku i pranishëm ishte edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, krahas vlerësimeve për bashkëpunimin shumë të mirë dhe mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në NATO si dhe iniciativave të përbashkëta në luftë kundër terrorizmit, e cila do të finalizohet me ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë në Tiranë, ministri polak i Mbrojtjes shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin shumë të mirë të ushtarakëve shqiptarë dhe atyre polakë në Shtabin Ndërkombëtar me mision në Afganistan. 

Duke vlerësuar kontributin e ushtarakëve shqiptarë në mision, ministri polak iu dorëzoi dekoratën “Yjet e Afganistanit” dy ushtarakëve shqiptarë nënkolonel Silvana Lahi dhe nënkolonel Dritan Muka, akorduar nga presidenti polak për personelin e huaj ushtarak, që kanë bashkëpunuar ngushtësisht me personelin polak në misione jashtë vendit. 

Nënkolonel Silvana Lahi, gruaja e parë ushtarake shqiptare ka shërbyer si këshilltare për Forcat Speciale pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Afganistanit ndërsa nënkolonel Dritan Muka ka shërbyer në Shtabin e Operacioneve Speciale në Afganistan.







Media Sociale



Moti