Toga EOD e FA përfundon me sukses stërvitjet e koduara “Emergency Services Exe 17" dhe "Detonator 17” në misionin ePF, Letoni

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Në muajin shtator, toga EOD e FARSH, në misionin Enhanced Forward Presence  të NATO në Letoni (eFP, Latvia) gjatë muajit shtator përfundoi me sukses dy stërvitje të koduara “Detonatori 17” dhe “Emergency Services Exe 17”. 

Stërvitja “Detonatori 17”, është një stërvitje ndërkombëtare që zhvillohet çdo vit në Letoni që prej vitit 2012, ku toga e EOD e FARSH,  mori pjesë me një skuadër EOD dhe ekipin e saj mjekësor.

Në këtë stërvitje morën pjesë gjithashtu Bashkia Aizkraukle, drejtoria arsimore Aizkraukle dhe shkolla e mesme e përgjithshme e qytetit, Policia e Shtetit, njësia e mbrojtjes ndaj zjarrit dhe shpëtimit, ekipet e emergjencës dhe dhënies së ndihmës së shpejtë, b55k i Gardës Kombëtare, njësi të tjera ligj zbatuese, si dhe ekipet EOD e CBRN të NATO-s të inkuadruar në grup-batalionin eFP, Letoni. Qëllimi i kësaj stërvitje ishte forcimi i bashkëpunimit të organeve të pushtetit qendror dhe atij vendor me njësitë e NATO-s në Letoni në luftën kundër terrorizmit dhe akteve kriminale me pasoja të rënda.

Trupat ushtarake shqiptare, të cilat janë pjesë e grup-batalionit shumëkombësh në Letoni janë vizituar nga zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koci, i cili u prit në një takim të veçantë nga ministri i Mbrojtjes së Letonisë z. Bergmanis. Ky i fundit falënderoi Shqipërinë për vendosmërinë politike dhe kontributin ushtarak në Letoni. Sipas tij bashkëpunimi i vendeve në grup-batalionin e Letonisë është një tregues i vlerave më të larta të Aleancës. Z. Koçi duke e falënderuar për pritjen, nënvizoi se Shqipëria është krenare që qëndron e palëkundur në këtë përpjekje kolektive.

Detyra e ekipit EOD ishte zbulimi, identifikimi, vënia në siguresë dhe asgjësimi final i një pajisje eksplozive të improvizuar (IED Improvised Explosive Device), e cila ishte lënë në mjediset e një shkolle të mesme gjatë një dite mësimi. Për zgjidhjen e kësaj detyre, krahas taktikave e teknikave procedurale (TTPs) dhe procedurave standarde operacionale (SOP) ekipi EOD përdori dhe gjithë pajisjet modern që posedon si: pajisja telekomanduese ne distancë (robot), mburoja EOD, de-armer, system X-ray, largësi matës me rreze infra, komplete tërheqje etj.

Po në muajin shtator  në Letoni përfundoi me sukses edhe stërvitja “Emergency services Exe 17”, ku si qëllim të saj ishte forcimi i bashkëpunimit të organeve të pushtetit qendror dhe atij vendor me njësitë e NATO në Letoni në luftën kundër terrorizmit dhe akteve kriminale me pasoja të rënda.

Procedurat operacionale të zbatuara, eksperienca dhe pajisjet moderne, bënë që ekipi EOD i FARSH në këtë stërvitje, të bënte diferencën dhe të vlerësohej si nga organizatorët ashtu edhe nga gjithë pjesëmarrësit. Në ditën e fundit të këtij evenimenti organizatorët kishin përgatitur disa aktivitete sportive, ku vendi i parë u fitua nga ekipi EOD i FARSH duke marrë kështu dhe kupën e rastit.







Media Sociale



Moti