Policia Ushtarake përfundon me sukses stërvitjen shumëkombëshe “Joint Reaction 17”

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Policia Ushtarake mori pjesë në stërvitjen shumëkombëshe me trupa, të koduar “Joint Reaction 17”, e cila u zhvillua në rajonin stërvitor Krivolak, Maqedoni, në periudhën 24 deri më 29 shtator 2017. 

Stërvitja “Joint Reaction 17” kishte në fokus rritjen e ndërveprueshmërisë midis njësive të Policisë Ushtarake të vendeve respektive të iniciativës A5, mbështetur nga USEUCOM dhe zyra ODC e Maqedonisë, si dhe zhvillimin e mundësive të dislokimit të njësive të tilla shumëkombëshe në rast se do të kërkohen në të ardhmen, në kuadër të operacioneve të NATO, BE apo rajonale.

“Dita e Vizitorëve të Shquar”, (DVD), e Stërvitjes “Joint Reaction 17”, kulmoi me demonstrimin e Kompanisë Shumëkombëshe PU (IMP Coy), e cila realizoi detyrën e përbashkët “Cordon and Search” me nëndetyrat: Area Search; Heavy Attack; Arresting of suspected person.

Në këtë stërvitje u angazhua një togë e Kompanisë së Dytë Operacionale dhe 4 (katër) mjete tip land rover, të cilët vepruan në përbërje të kompanisë “Military Police Multinational”. Toga e Policisë Ushtarake në interes të kësaj stërvitje ka kryer detyrat si VIP Escort mounted; VIP Escort dismounted; Weapon Attack dhe Physical Attack.

Kjo stërvitje ishte një mundësi e shkëlqyer për kryerjen e një trajnimi kolektiv të njësive të Policisë Ushtarake, në përputhje me procedurat e NATO, shkëmbimi i përvojave njohurive dhe aftësive.

Për realizimin me sukses të stërvitjes së përbashkët shumëkombëshe “Joint Reaction 17”, toga e parë e Kompanisë së Dytë Operacionale me në krye komandantin e togës nëntoger Kridis Kupe, kanë zhvilluar prej muajsh trajnime, përgatitje individuale dhe kolektive me një program të veçantë.

"Joint Reaction -17" ishte një stërvitje e përbashkët e Policive Ushtarake nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, SHBA dhe Maqedoni. 







Media Sociale



Moti