U zhvillua “Dita e Vizitorëve tё Shquar” nё stërvitjen “Biza 17-02”

 

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Nё Poligonin Kombëtar tё Bizës u zhvillua ceremonia “Dita e vizitorëve tё  Shquar”, e stёrvitjes mё tё  madhe tё Forcёs Tokёsore pёr vitin 2017 e koduar “Biza 17-02”.

Nё ceremoni morën pjesë shefi i Shtabit tё Përgjithshëm tё FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zëvendësshefi i Shtabit tё Përgjithshëm tё FA gjeneral brigade Dedё Prenga, komandanti i Forcёs Tokёsore gjeneral brigade Nazmi Cahani, komandanti i Forcës Detare gjeneralmajor Ylber Dogjani, komandantja e KDS, gjenerale brigade Manushaqe Shehu, zëvendësdrejtori ushtarak i Spitalit tё Traumës, gjeneral brigade Barjam Begaj, komandanti i Regjimentit XI “Bersaglieri” kolonel Alessandro Colaiacomo, drejtorё drejtorish nga Shtabi i Përgjithshëm i FA etj.

Personalitetet e shquara si fillim me anё tё njё brifingu, ata u njohёn me stërvitjen, gjatё sё cilit u prezantuan fokusi i stёrvitjes, që ishte Grup - Batalioni i Lehtё i Kёmbёsorisё (GBLK), ku certifikimi kombёtar i Kompanisё III tё Kёmbёsorisё (k3k) sё GBLK, sipas sistemit CREVAL (Combat Readines Evaluation)  do tё zinte pjesёn kryesore.

Shefi i Shtabit tё Përgjithshëm tё FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, nё pёrfundim tё prezantimit, falënderoi tё gjithё pjesëmarrësit nё stërvitjen “Biza 17-02” dhe nё mёnyrё tё veçantё komandantin e Forcёs Tokёsore, gjeneral brigade Nazmi Cahanin, pёr punёn shumё tё mirё tё bёrё nё drejtim tё masave organizative dhe planëzimit tё shkёlqyer deri nё detaje, tё kёsaj stёrvitjeje.

Mё tej, aktiviteti vijoi me vizitat nё stacionet stёrvitore.
Nё interes tё njohjes sё personaliteteve tё shquar, me punёn konkrete tё bёrё gjatё ditёve tё “Biza 17-02”, grupi i planëzimit kishte parashikuar disa stacione stёrvitore, ku mund tё veçohet stacioni “Veprimet e kompanisё nё mёsymje”. Nё kёtё stacion vizitorёt e shquar, pasi kanё dëgjuar brifingun nga komandanti i k3k sё GBLK major Lakuriqi, nё lidhje me skenarin qё do tё ndiqej nё kёtё stacion, kanё parё nga afёr veprimet konkrete tё kёtyre trupave. Tё karakterizuar nga profesionalizmi dhe pёrgatitja e lartё profesionale, efektivat e k3k realizuan qitje tё precizonit tё lartё me modelin e ri tё mortajave 60 mm, qitje precizoni me snajper nga distanca tepёr tё largёta, si dhe mbёshtetjen e elementёve tё luftimit me mitralozat e tipit tё mesëm, fjala e fundit e teknologjisë tashmë pjesё e kёtij nënreparti.

Njё nga tё vecantat e kёtij demonstrimi, ishte angazhimi gjatё tij edhe i mjeteve tip Humvee dhuratё e qeverisё sё Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs, vetёm pak ditё mё parё.

Vizita ka vazhduar edhe nёnstacionet e tjera siç ishin stacionet e “Goditjes sё objektit”, “Pikёs sё Kontrollit”, apo stacioni i “Pёrgatitjes alpinistike me ide taktike”, ku trupat “Komando”, elita e Forcёs Tokёsore, tё instaluara nё kёtё stacion, nё mёnyrё tepёr profesionale kishin gёrshetuar veprimet e trupave alpine me luftёn kundёr terrorizmit nё terrene tepёr tё thyera me luftёn nёpёr shpella. Kujtojmё kёtu, qё lufta nёpёr shpella, kontrollimi dhe pastrimi i tyre nga elementёt terroristё, ka qenё dhe vazhdon tё jetё njё praktikё tepёr e pёrdorur, vecanёrisht nё Afganistan.

Me mjaft interes pёr vizitorёt, do tё ishte edhe stacioni i “Zbulimit kimik dhe dekontaminimit” ku efektivat e Kompanisё sё Mbrojtes nga Armёt e Dёmtimit nё Masё (MADM), pёrveë ekspozimit tё pajisjeve tё fjalёs sё fundit tё teknokologjisё, pёrsa i takon  zbulimit dhe dekontaminit kimik, kryen pёr vizitorёt e shquar dhe demonstrim në praktike tё pёrdorimit tё tyre.

Nё pёrfundim tё vizitёs nёpёr stacione, aktiviteti vijoi me kalimin nё revistё nderi tё trupave nga ana e shefit tё Shtabit tё Pёrgjithshёm tё FARSH. “Jam i impresionuar nga ajo qё pashё sot kёtu” - e ka nisur pёrshёndetjen e tij shefi i Shtabit tё Pёrgjithshёm tё FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku. “Demonstrimi i aftёsive tuaja nёpёr stacionet stёrvitore, na dha njё pamje tё qartё jo vetёm tё pёrgatitjes profesionale qё ju keni, por edhe pёr kapacitetet qё GBLK ka nё dispozicion. Me kёtё rast mё lejoni tё pёrcjell tek ju edhe pёrshёndetjet dhe urimet mё tё mira pёr tё gjithё ju edhe nё emёr tё ministres sё Mbrojtjes, znj. Olta Xhacka, pёr pёrfundimin me sukses tё kёsaj stёrvitje kaq tё rёndёsishme pёr Forcat e Armatosura.”-vijoi fjalёn e tij gjeneral Kollçaku.

Gjeneral brigade Kollçaku duke vёnё theksin te fokusi i strёvitjes “Biza 17-02” që është certifikimin i k3k “Puma”,  u shpreh se kjo kompani ёshtё e gatshme pёr tё dhёnё kontributin e saj me Regjimentin XI italian “Bersaglieri” nё kuadёr tё VJTF-18”, duke adresuar edhe njё falënderim tё veçantё pёr miqtё italianё, pёr asistencёn nё stёrvitjen dhe trajnimin e kёsaj kompanie. “Falenderoj tё gjithё pjesёmarrёsit nё stёrvitjen “Biza 17-02”, pёr kontributin, profesionalizmin dhe disiplinёn e lartё tё treguar gjatё saj, duke i siguruar jo vetёm pёr mbёshtetjen e time personale, por edhe pёr mbёshtetjen e qeverisё shqiptare, duke qenё se GBKL, ёshtё edhe pjesё e programit qeveritar”, - pёrfundoi pёrshёndetjen e tij gjeneraj Kollçaku.

Komandanti i Forcёs Tokёsore gjeneral brigade Nazmi Cahani, nё  fjalёn e tij tё rastit nё ceremoni vlerёsoi shumё praninë e shefit tё Shtabit tё Pёrgjithshёm nё kёtё ceremoni, si dёshmi e mbёshtetjes dhe inkurajimit pёr Forcёn Tokёsore ndёr tё tjera tha: “…objektivi kryesor i stёrvitjes “Biza 17-02” ishte testimi dhe certifikimi sipas sistemit CREVAL i k3k e cila gjatё vitit 2018 do tё jetё nё fazёn “stand by” NRF/VJTF 2018 brenda strukturёs FWN Itali dhe konkretisht Regjimentit XI“Bersaglieri”, komandantin e tё cilit e kemi sot tё pranishёm midis nesh, ndaj gjej rastin tё falënderoj pёrzemёrsisht kolonel Alessandro Colaiacomo...”

Aktiviteti u mbyll me njё foto tё pёrbashkёt.







Media Sociale



Moti