U zhvillua ceremonia e “Ditës së Vizitorëve të Shquar”, e stërvitjes së përbashkët “JCET 2017”

bwd  Grup - Foto 1/3  fwd

Me rastin e përfundimit të stërvitjes së përbashkët “JACET 2017” (Joint Combined Exchange Training), u zhvillua në ambientet e garnizonit “Skënderbej” ceremonia e “Ditës së Vizitorëve të Shquar”, e cila u zhvillua ndërmjet batalionit të Forcave Speciale të FT-së, Forcave Speciale Amerikane dhe Repartit Special “RENEA”.

Në këtë aktivitet morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Brigade Dedë Prenga, Drejtori i Drejtori i Forcave të Lëvizshme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, drejtues i parë, Sokol Bizhga, komandantët e Forcave, komandanti i Repartit “RENEA”, atasheu ushtarak i SHBA, CDR Samuel Wartell, shefi i zyrës së ODC, major Joshua L. Glendening, si dhe drejtorë drejtorish në MM dhe SHP.

Të pranishmit ndoqën një demonstrim stërvitor realizuar nga efektiva të batalionit të Forcave Speciale, efektiv të Forcave Speciale Amerikane dhe efektivë të Repartit Special “RENEA”.

Në përshëndetjen e tij drejtuar trupave pjesëmarrëse në këtë stërvitje të përbashkët, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, i ka falënderuar ata në emër të Ministres së Mbrojtjes për demonstrimin stërvitor, duke u shprehur se kjo është mënyra më e mirë pasi duke qenë përkrah njëri tjetrit, duke u stërvitur së bashku, jemi në gjendje tu përgjigjemi sfidave dhe rreziqeve, për të qenë të vendosur në luftën kundër terrorizmit.


Stërvitja e përbashkët “JACET 2017” (Joint Combined Exchange Training), e cila ka filluar në datën 4 shtator dhe përfundon në 29 shtator, dhe zhvillohet në ambientet stërvitore të Batalionit të Forcave Speciale, marrin pjesë 11 efektivë të grupit të 10të të Forcave Speciale Amerikane, 15 efektivë të Kompanisë VI të Batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore dhe 16 efektivë të Repartit Special “RENEA”.


Stërvitjet e përbashkëta të koduara Joint Combined Exchange Training (JCET), kanë filluar të zhvillohen në vendin tonë që nga viti 2010. Deri sot janë zhvilluar 10 stërvitje të tilla, ku pala amerikane është përfaqësuar me një Grup Special ose Navy SEELS për çdo stërvitje në rol ë instruktorëve drejtues të trajnimit.

Gjatë kësaj periudhe janë trajnuar të gjithë grupet e Batalionit tonë të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, si dhe në tre vitet e fundit kanë marrë pjesë edhe re grupe të Forcave Speciale të Repartit”RENEA”, si njësia përgjegjëse për të reaguar ndaj organizatave ekstremiste në vendin tonë.







Media Sociale



Moti