Gjeneral brigade Kollçaku priti zv.komandantin e Gardës Kombëtare të New Jersey, gjeneral brigade Chrystal

 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, priti një delegacion të Gardës Kombëtare të New Jersey të kryesuar nga zv.komandanti i Gardës Kombëtare të New Jersey, gjeneral brigade Edward J. Chrystal Jr.

Gjatë këtij takim u vlerësua bashkëpunimi ushtarak në kuadër të Programit të Partneritetit midis Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të New Jersey, i cili ka filluar në vitin 1993. Gjeneral brigade Kollçaku theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, i cili edhe pse në format dypalësh, ka kontribuar jashtëzakonisht në transformimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. “Gjatë këtyre dy dekadave të bashkëpunimit, ushtarakët e dy vendeve kanë qenë krah për krah njeri - tjetrit, jo vetëm në trajnime e stërvitje por edhe në operacione, gjë e cila kulmoi në dërgimin e kontingjenteve të përbashkëta OMLT/MAT, me mision trajnues të Ushtrisë Kombëtare Afgane”, theksoi ndër të tjera gjeneral brigade Kollçaku.

Gjeneral brigade Chrystal nga ana e tij, vlerësoi bashkëpunimin dhe angazhimin e deritanishëm me FA Shqiptare duke theksuar se eksperiencat e fituara në operacione janë kontributi dhe eksperienca më e mirë e këtij bashkëpunimi dhe angazhimi.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, duke u ndalur kryesisht në mundësinë e bashkëpunimit për përgatitjen dhe mbështetjen e b2k dhe GBLK për procesin e certifikimit, trajnimin e pilotëve/ekuipazhit të helikopterit H-145 si dhe në shkëmbimin e eksperiencës për konceptin e rezervistëve.
 
Aktualisht, Programi i Partneritetit me Gardën Kombëtare të New Jersey është i fokusuar në fushat e edukimit, trajnimeve nëpërmjet skuadrave të lëvizshme trajnuese, EOD, planifikimin për emergjencat civile, zhvillimin i trupës së nënoficerëve si dhe të stërvitjeve të përbashkëta dhe në kuadër të NATO.







Media Sociale



Moti