Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku merr pjesë në ceremoninë e zhvillimit të stërvitjes “Ndërveprimi-17”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zhvilloi sot një vizitë në ambientet e Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit (ASNI), ku zhvillohet stërvitja “Ndërveprimi-17”. Kjo ditë përkonte edhe me Ditën e Vizitorëve të Shquar (DVSH), që tashmë janë pjesë e programit të ditëve të stërvitjes në aktivitete të përmasave të tilla. Merrnin pjesë gjithashtu në këtë ditë edhe drejtorët e drejtorive në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura si dhe  përfaqësues nga komandat e forcave/mbështetëse si dhe repartet autonome të Shtabit të Përgjithshëm.

Stërvitja “Ndërveprimi-17”, do të pasojë më tej me stërvitjen me trupa e cila do të zhvillohet në Poligonin Kombëtar të stërvitjes në Bizë të koduar “Livex 17”. Stërvitja me trupa sikurse është konceptuar, do të shoqërohet me dislokim të elementëve të qendrave të lëvizshme të ndërlidhjes të Forcave Tokësore dhe ASNI. Elementë të cilët do të shërbejnë si pjesë e Grup Batalionit të Forcave Tokësore.

Gjatë përshëndetjes për efektivat gjeneral brigade Kollçaku pasi i falënderoj pjesëmarrësit në emër të Ministrit të Mbrojtjes, për përkushtimin dhe aftësitë e treguar në përmbushjen me fanatizëm dhe zbatimin me rigorozitet të çdo elementi të planëzuar që më parë theksoj midis të tjerash se:

“Me punën dhe seriozitetin e deri tanishëm të treguar nga ana juaj për planëzimin dhe realizimin e stërvitjes "Ndërveprimi-17", si një nga stërvitjet më të rëndësishme për trupat e ndërlidhjes, ju garantoj se nga ana ime dhe ministrit të Mbrojtjes do keni mbështetjen e plotë për zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë së ndërlidhjes”.







Media Sociale



Moti