Medalje bronzi për mundësin shqiptar në lojërat botërore ushtarake

Nga data 18 – 25 shtator 2017 në Klaipeda, Lituani po zhvillohet Kampionati Botëror Ushtarak i Mundjes me pjesëmarrjen e 22 shteteve.

Ekipi i FARSH merr pjesë në këtë kompeticion me mundësin detar i parë Haxhi Sina i stërvitur nga trajneri kapiten Zylfi Shehu.

Detar Haxhi Sina fillimisht konkurroi në peshën 57kg stil i lire mundje. Në këtë ndeshje shorti i ra me sportistin nga Polonia Adrian Hajduk. Edhe pse mundësi Sina e humbi këtë ndeshje, nuk i hoqi mundësinë për të mos vazhduar më tej. 

Humbja e Hajduk në takimin final ndaj përfaqësuesit rus bëri të mundur që mundësi Sina në takimin e dytë të  ndeshej kundër sportistit bjellorus Rebikau Yaumeni të cilin e fitoi me rezultatin 10 me 5 dhe ne bazë të rregullores së mundjes dhe rezultateve teknike u shpall fitues i vendit të tretë në botë duke marrë medalje bronzi dhe ngritjen në podiumin e nderit të flamurit kombëtar shqiptar.

Vlen për t’u theksuar fakti që është hera e parë që një sportist i FARSH ngjitet në nivele kaq të larta në arenën ndërkombëtare. Kjo është një arritje e padiskutueshme për detar Haxhi Sina si individ por edhe për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

 







Media Sociale



Moti