Batalioni i Forcave Speciale hap Kursin e 11-të të Forcave Speciale

Kandidatët që do të aplikojnë për të marrë pjesë në kursin e 11-të të Forcave Speciale, të paraqiten për të dorëzuar dokumentacionin përkatës pranë Seksionit të Personelit (S1) në Batalionin e Forcave Speciale, me adresë Reparti Ushtarak nr. 1050 “Zall-Herr”.

Regjistrimet  fillojnë më datë 01/12/2017 dhe përfundojnë në datën 29/12/2017 ora 16:00 pranë Seksionit të Personelit (S1) në Batalionin e Forcave Speciale.

Data e zhvillimit të testimeve për kandidatët do të jenë 03 - 31/01/2018ambientet e Batalionit Special në Zall - Herr, Tiranë. 

Kriteret në formatin pdf

Aktivitetet e FARSH për muajin qershor – gusht 2017

Bashkëpunimi civilo - ushtarak midis FA dhe autoriteteve civile, në të gjithë periudhën e zhvillimit të operacionit në zonën e hotspot-it në ish-tunelet e Qafë-Shtamës, fshati Selicë, Burrel, i organizuar nga Shtabi i Përgjithshëm i FA në periudhën 1 qershor - 31 gusht 2017 në zonën e Burrelit. Janë të përfshirë 10 vetë.

Batalioni i Forcave Speciale hap Kursin e Forcave Speciale

Kandidatët që do të aplikojnë për të marrë pjesë në kursin e Forcave Speciale, të paraqiten për të dorëzuar dokumentacionin përkatës pranë Seksionit të Personelit (S1) në Batalionin e Forcave Speciale, me adresë Reparti Ushtarak nr. 1050 “Zall - Herr”, Tiranë.

Regjistrimet dhe zhvillimi i testimeve do të zhvillohen gjatë muajit dhjetor 2016.
Data e fillimit të kursit do të jetë data 16 janar 2017.

Lexo më shumë...

Batalioni i Forcave Speciale hap Kursin e X të Forcave Speciale

Kandidatët që do të aplikojnë për të marrë pjesë në kursin 6 - mujor Bazë të Forcave Speciale të paraqiten për të dorëzuar dokumentacionin përkatës pranë Seksionit të Personelit (S1), në batalionin e Forcave Speciale me adresë: Reparti Ushtarak nr.1050, Zall-Herr, Tiranë, ku do të njihen me rregulloren, kriteret, procedurat e testimit etj.

Regjistrimi për kursin e X - të, të Forcave Speciale bëhet vetëm për kandidatët ushtarakë aktivë në FA.
Regjistrimi përfundon në datën 29 shkurt 2016 ora 16:00 dhe zhvillohet pranë Seksionit të Personelit (S1) në Batalionin e Forcave Speciale.

Data e zhvillimit të testimeve për kandidatët do të jetë 01 - 15 mars 2016 në ambientet e Batalionit Special në Zall-Herr, Tiranë.

Për kriteret e regjistrimit të kandidatëve dhe dokumentet që duhet të paraqesin gjeni informacion në dokumentin pdf.

Filluan regjistrimet e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë në FA për periudhën shkurt 2016

Afati i regjistrimeve për aplikantët është deri më 25 shkurt 2016.

Për regjistrime drejtohuni pranë Qendrës së Personel Rekrutimit në adresën Rruga e Dibrës, Tiranë (në ambientet e garnizonit “Skënderbej”).

Testimet në QPR fillojnë më datë 01 mars 2016.

Tel: 042 348 588

Për më shumë informacion ndiqni linkun: Si të rekrutohem

Gjashtë të drejta studimi për oficerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Qendra e Personel Rekrutimit kërkon të rekrutojë kandidatë për oficerë  për hapjen e kursit të titullimit oficer në Akademinë e Forcave të Armatosura Tiranë, për muajin Tetor 2015, me pjesëmarrje të 20 (njëzet) kandidatëve, nga të cilët 6 (gjashtë) më të mirët do të ndjekin programin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesa tjetër do të vazhdojë programin në Akademinë e Forcave të Armatosura.
Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR-së është deri në 31 Gusht 2015.

Kriteret e pranimit të kandidatëve, dokumentet për regjistrim, datat e testimit, si edhe tabelat me pikët i gjeni edhe në format elektronik (pdf).

Aplikanti e dorezon dokumentacionin pranë Zyrës së Pranimit në QPR dhe njëkohësisht plotëson formularin me te dhënat personale si dhe e firmos atë (Aneksi A).







Media Sociale



Moti