Qendra Bashkuar Operacionale (QBO)

Qendra e Bashkuar Operacionale është njësi në vartësi të Shtabit të Përgjithshëm

Qendra e Bashkuar Operacionale (QBO) është strukturë kryesore e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, nëpërmjet së cilës ushtrohet komandim kontrolli në nivelin operativo-strategjik të FA, me delegim të autoritetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve.

Qendra e Bashkuar Operacionale është vendi nga ku grumbullohet, analizohet, koordinohen, sinkronizohen e bashkërendohen informacioni dhe aktiviteti ditor i FA, operacionet ushtarake në kohë paqeje, krize e lufte në interes të SHP dhe komandave operacionale për perballimin e situatave të ndryshme.

Qendra e Bashkuar Operacionale në kohë krize e lufte mund të kthehet në vendkomandë të kohës së veçantë, nga ku ushtron komandim-kontrollin Komandanti i Përgjithshëm i FA-ve.

Misioni dhe Detyrat

Misioni: 

Mbështetja e procesit të komandim-kontrollit në nivelin operativo-strategjik të Forcave të Armatosura, si dhe koordinimi për përdorimin e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike ushtarake të caktuara për përballimin e EC, operacioneve SAR dhe krizave. 

Detyrat:

-të mbështesë procesin e komandim kontrollit të FARSH në situatë krize, emergjence e lufte;

-të ndjekë, pasqyrojë dhe raportojë në vijimësi zhvillimet ushtarake, që mund të ndikojnë në sigurinë kombëtare; 

-të grumbullojë, vlerësojë e përpunojë informacionin e përditshëm që merret nga grupet e informacionit të komandave të forcave, të njësive mbështetëse dhe të reparteve në varësi të drejtpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm të FA si dhe nga burime të tjera; për situatën tokësore, ajrore, detare, sigurise, gatishmërisë, stervitjes si dhe aktiviteteve në FA.

-të mbajë lidhje të vazhdueshme dhe të ndjekë veprimtarinë e kontingjenteve që kryejnë misione paqeruajtëse dhe stërvitje të ndryshme jashtë vendit;

-të drejtojë dhe në momentet e para njësitë e repartet e Forcave të Armatosura, sipas planit/urdhrit të miratuar dhe urdhrave e udhëzimeve shtesë të autoriteteve vendimmarrëse për përballimin e situatave në rast krize e konflikti, si dhe për ti ardhur në ndihmë popullatës civile në rast fatkeqësish natyrore dhe emergjencash të tjera;

-me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, të komandojë trupat e gatshme në rast nevoje e situate operacionale;

-me autorizimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, të bashkërendojë veprimet e njësive e reparteve të FA me strukturat e tjera për përballimin e situatave në kufirin shtetëror, tokësor, detar dhe ajror; në momentet fillestare deri në krijimin e strukturave operacionale.

-të mbajë lidhje/koordinojë dhe të shkëmbejë informacion me Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, Kapitanerinë e Përgjithshme të Porteve, Ministrinë e Shëndetësisë, QNOD, QKKSH dhe me çdo strukturë tjetër që ndikon në kryerjen e detyrave në kohë paqeje, krize e konflikti, si dhe për përballimin e emergjencave civile;

-në rast kushtrimi, siguron lajmërimin e personelit kryesor të MM dhe të SHP të FA, ndjek kompletimin dhe drejton veprimet deri në kompletimin e SHP të FA;

-të ndjekë veprimet e njësive e reparteve të Forcave te Armatosura, në rast ngritjeje në kushtrim për stërvitje e provë gatishmërie;

-të vlerësojë e raportojë në instancat përkatëse të gjithë veprimtarinë 24 orëshe të Forcave të Armatosura si dhe të përgatisë raporte mujore “Mbi veprimtarinë e FA-së brenda dhe jashtë vendit” për autoritetet vendim-marrëse;

-të ndjekë operacionet dhe stërvitjet e përbashkëta të NATO-s dhe ato rajonale që zhvillohen në territorin e RSH dhe të koordinoje me strukturat e FA, autoritetet e tjera si dhe strukturat homologe të NATO-s për këtë qëllim;

Lexo më shumë...

Struktura

Qendra e Bashkuar Operacionale perbehet nga:

1. Drejtimi

Është organ udhëheqës i institucionit dhe realizohet nga Komandanti i Qendrës Bashkuar Operacionale.

2. Sektori i vleresimit dhe planizimit 

Ben vlerësimin e të gjitha të dhënave të grumbulluara nga aktiviteti i FA-ve, përfshirë informacionet kritike, si dhe planëzimi fillestar i strukturave të FA-ve për koordinimin e veprimtarive të tyre në rastet e situatave kritike deri në vendosjen në gatishmëri të plotë operacionale të tyre;

3. Sektori i Drejtimit te operacionave

Bashkërendon veprimet e forcave dhe mjeteve të gatshme të strukturave të Forcave të Armatosura deri në vendosjen në gatishmëri të plotë të komandave e shtabeve të strukturave përgjegjëse operacionale të Forcave të Armatosura;

4. Sektori i mbeshtetjes te vendit prites

Është pika e vetme e Kontaktit (SPOC) në RSH për të gjitha forcat e armatosura të huaja e partnere, ndjek procedurat dhe koordinon veprimet me strukturat përgjegjëse për lëvizjen, transportin, sigurinë e forcave të huaja dhe shoqërimin e tyre me eskortë, ndjekë procedurat doganore për forcat e NATO-s që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë në kuadër të operacioneve ose stërvitjeve te ndryshme.

Historiku

QBO, zanafillat e saj i ka që mbas çlirimit të vendit ku për ndjekjen e pa ndërprerë të situatës tokësore, ajrore, detare dhe të gjithë veprimtarisë së Forcave të Armatosura, në Ministrinë e Mbrojtjes tradicionalisht ka funksionuar Shërbimi i Grupit të Drejtimit. Ky shërbim përbëhej nga Përgjegjësi i Grupit të Drejtimit (PGD) dhe ndihmësi i tij. Shërbime të veçanta si ai i zbulimit, ndërlidhjes, për forcat ushtarake detare e ajrore mbuloheshin nga strukturat përkatëse.

Lexo më shumë...

Kontake

Venddislokimi i QBO-se është si më poshtë:

Qendra e Bashkuar Operacionale  në Tiranë:

Adresa: Rruga e Dibrës, Tiranë (në ambientet e garnizonit “Skënderbej”)

Tel: +355 42 228 250

Fax: +355 42 270 408







Media Sociale



Moti