
Kontingjenti shqiptar i Policise Ushtarake është bashkuar stërvitjes Steadfast Defender 21 në fushën e trajnimit Cincu! Misioni i tyre është të shoqërojnë automjetet e Task Forcës së Përbashkët të Gatishmërisë Shumë të Lartë (VJTF) dhe të krijojnë pika kontrolli të lëvizshme dhe statike në zonën e stërvitjes së forcave Aleate.
Stervitja shumëkombëshe e NATO-s Steadfast Defender 21 synon të rrisë, arrijë dhe ruajë kohezionin e Aleancës, ndërveprimin tonë midis forcave të armatosura të kombeve anëtare të NATO-s.
Më datë 16.09.2020 ora 10.00 Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA te RSh Gjeneral Major Bajram Bega bashke me stafin e Drejtorave te Shtabit të Përgjithshëm bëri një vizit njohëse në Garnizonin Rinas ku u prit nga Zv Komandanti i Forcës Ajrore dhe Komandanti i PU ,u prezantua një brifing njohës nga Shefi i Shtabit të PU mbi misionin detyrat ,
strukturat e PU si dhe problematikat dhe rekomandimet për zgjidhjen e tyre , pastaj u be prezantimi i paisjeve Operacionale Speciale ku u inspektuan edhe ambientet e PU .

Përfundon Kursi Bazë i Nënoficerit, specialiteti Polici Ushtarake me një kohëzgjatje prej 8 javësh, ku morën pjesë dhe përfunduan kursin me sukses 7 kursantë.
Qëllimi i kursit ishte dhënia e njohurive themelore mbi parimet dhe veprimtarinë, karakteristikat dhe mënyrat e organizimit dhe drejtimit për të gjitha detyrat dhe operacionet që kryen Policia Ushtarake në kohë paqeje, krize dhe lufte, në përmbushje të misionit të saj, si dhe shërbeu që kursantët të jenë njohës të mirë të ligjshmërisë, operacioneve policore, të mbështetjes dhe gatishmërisë operacionale.

Gjatë patrullimit në rrugë e Kavajë pranë ish - Parkut të Autobusave, efektivë të Policisë Ushtarake kanë vënë re një person pa ndjenja tek stacioni i autobusit. Në moment efektivët kanë shkuar pranë tij dhe i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë dhe më tej kanë lajmëruar ambulancën, me anë të të cilës qytetari u dërgua menjëherë në spital.
Pasi qytetari ka marrë ndihmën e specializuar efektivët e Policisë Ushtarake kanë vijuar detyrën e tyre.
Pasi qytetari ka marrë ndihmën e specializuar efektivët e Policisë Ushtarake kanë vijuar detyrën e tyre.
Vazhdon kryeja e detyrës nga ana e efektivëve të Policisë Ushtarake në krah të homologëve të tyre të Policisë së Shtetit, në qarqet kryesore të Republikës së Shqipërisë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.
Shërbimi kryhet në harkun kohor të 24-orëve nëpër pika kontrolli të vendosura kudo në qytetet kryesore për të ndihmuar, kontrolluar dhe këshilluar qytetarët të kenë kujdes për shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre, si dhe të qëndrojnë nëpër banesa për të ndihmuar edhe ata vetë në mos përhapjen e këtij virusi. Stafi drejtues i Policisë Ushtarake dhe Komandantët e Kompanive përkatëse, kanë vizituar nga afër të gjitha pikat ku Policia Ushtarake është prezent, për të siguruar një shërbim dhe kushte sa më të mira për efektivin e tyre, si dhe për ti uruar e përkrahur për punën e palodhshme që po tregojnë çdo ditë.
Efektivët e Policisë Ushtarake janë trajnuar nga ekspertët e Armës së Karabinierisë Italiane (Arma dei Carabinieri). Ky trajnim vjen si pasojë e një bashkëpunimi të shkëlqyer ndër vite midis Policisë Ushtarake të FA të Republikës së Shqipërisë dhe Karabinierisë Italiane.
Stërvitja, e cila për herë të parë zgjati tre javë, përgatiti 30 efektivë të PU-së për stërvitje më komplekse përsa i përket qitjes operative.
Qëllimi i kësaj stërvitjeje është aftësimi i trupës për përdorimin e armëve të gjata dhe të shkurtra.
Me rastin e përfundimit të stërvitjes toga e PU demonstroi ushtrime komplekse për përdorimin e armëve në qitje operative. Ky demonstrim u ndoq nga atasheu ushtarak i Italisë kolonel Fabio Cornacchia dhe komandanti i Policisë Ushtarake kolonel Altin Kurti.
Flamurtarja e ekipit të Forcave të Armatosura shqiptare, nëntetare Luiza Gega, ka arritur një rezultat historik në Lojërat Botërore Ushtarake që po zhvillohen në Wuhan të Kinës, duke u ngjitur në podium në garën e 3000 m me pengesa.
Në këtë finale Luiza vrapoi bashkë me katër finalistë të Botërorit të Atletikës “Doha 2019”. Ajo gjithashtu rikonfirmoi normën olimpike me kohën 9’26” për “Tokyo 2020”.
Nisur nga fakti që këto lojëra janë eventi më i madh sportiv botëror pas lojërave olimpike, kjo është një arritje e madhe jo vetëm për Forcat e Armatosura, por edhe për Shqipërinë.