Policia Ushtarake (PU)

Policia Ushtarake është njësi në varësi të Shtabit të Përgjithshëm.

Policia Ushtarake (PU) ka në misionin e saj ruajtjen e rendit ushtarak në FARSH, garantimin e zbatimit të ligjit nga veprimtaritë e kundërligjshme në FA, mbrojtjen e jetës së personelit, mbrojtjen e pronës shtetërore në administrim dhe përdorim të MM dhe FA, angazhimi në luftën kundër terrorizmit dhe pjesëmarrja në operacionet paqeruajtëse e humanitare. Struktura e PU bën të mundur plotësimin e detyrave dhe objektivave që dalin nga ky mision. Gjatë këtyre viteve të fundit PU, është trajnuar nga specialist të huaj si ata të karabinierisë italiane, policisë ushtarake amerikane, gjermane dhe turke. Gjithashtu ajo po përgatitet edhe si forcë e gatshme për të vepruar në përbërje të strukturës përkatëse të NATO, e aftë dhe e pajisur përshtatshmërish për të përmbushur detyrat.

Një kontribut të madh, efektivi i PU jep në emergjencat civile.

Tashmë, struktura e PU është e përgatitur për të vepruar në të gjithë spektrin e misionit, detyrave, si edhe të marrë pjesë në operacione paqeruajtëse dhe humanitare.

Misioni dhe Detyrat

Misioni:

Misioni i Policisë Ushtarake është ruajtja e rendit ushtarak, garantimi i zbatimit të ligjit nga veprimtaritë e kundërligjshme në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, mbrojtja e jetës së personelit, mbrojtja e pronës shtetërore në administrim dhe përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, angazhimi në luftën kundër terrorizmit dhe pjesëmarrja në operacionet paqeruajtëse e humanitare

Detyrat:

-  Mbron jetën, shëndetin dhe dinjitetin e ushtarakut nga çdo veprim i paligjshëm, kur ato cenohen për shkak të detyrës;
-  Merr masa për zbatimin e akteve ligjore e nënligjore për rendin dhe disiplinën ushtarake jashtë strukturave ushtarake në mjediset publike dhe jopublike;
-  Me kërkesë të komandave dhe të drejtuesve të institucioneve ushtarake, ndërhyn në repartet ushtarake për parandalimin dhe mënjanimin e veprimeve të kundërligjshme që kanë të bëjnë me prishjen e rendit ushtarak;
-  Siguron rendin ushtarak në kuadër të veprimtarive të organizuara në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë;
-  Merr masa për parandalimin, zbulimin dhe ndjekjen e veprimtarisë kriminale ndaj pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pronës e objekteve ushtarake;

Lexo më shumë...

Struktura dhe përhapja e Policisë Ushtarake

Policia Ushtarake e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është e organizuar në bazë reparti, nënreparti, sektori, inspektorati, shërbimi, seksioni dhe nënseksioni.
Komanda e  saj është e dislokuar në Sauk, Tiranë, në përbërje të së cilës janë,  Shtabi i Policisë Ushtarake dhe Strukturat e Zbatimit të Ligjshmërisë me Sektorin e  Policisë Kriminale, Seksionin e Policisë Gjyqësore, Inspektoratin e Qarkullimit Rrugor dhe MNZSH-së, Seksionin e Rendit Ushtarak, Kompania e Mbështetjes, Kompania e Parë dhe e Dytë Operacionale.
 - Sektori i Policisë Kriminale Ushtarake, është organ i specializuar për parandalimin, zbulimin, ndjekjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave që kanë kryer ose përgatiten të kryejnë vepra penale ndaj Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Seksioni i Policisë Gjyqësore është seksioni përgjegjës, i cili kryen veprimtari procedurale përgjatë të gjitha fazave të procedimit penal, të urdhëruara apo të deleguara nga organi procedues ose me nismën e vet, në përputhje me legjislacionin procedural në fuqi për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore.
 - Inspektorati i Qarkullimit Rrugor e ushtron veprimtarinë në përputhje me legjislacionin në fuqi për qarkullimin rrugor duke u fokusuar në organizimin, sigurimin dhe kontrollin e trafikut ushtarak,  lëvizjen dhe shfrytëzimin e mjeteve dhe të teknikës në përdorim të Forcave të Armatosura.
 - Inspektorati i Mbrojtjes ndaj Zjarrit dhe Shpëtimit kryen veprimtarinë në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin.
 - Seksioni i Rendit Ushtarak siguron dhe kontrollon zbatimin e akteve ligjore e nënligjore për rendin dhe disiplinën ushtarake në kuadrin e veprimtarisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Përhapja e Policisë Ushtarake në Rrethe

Veprimtaria e Policisë Ushtarake ushtrohet mbi të gjitha subjektet ushtarake e civile, vendase dhe të huaja, me ose pa shtetësi, të cilët, me veprimet e tyre, cenojnë veprimtarinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Policia Ushtarake e ushtron juridiksionin e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Në përmbushje të ushtrimit të  juridiksionit territorial janë organizuar dhe funksionojnë Seksionet e Policisë Ushtarake në rrethe me përhapje, në Kukës, Shkodër, Elbasan, Durrës, Berat, Vlorë, Burrel, Gjirokastër dhe Korçë.

 

Aktivitete / Ceremoni 2020

  • Policia Ushtarake ndihmon në parandalimin e Covid - 19.
    Më shumë...

Aktivitete / Ceremoni 2019

  • FA shqiptare nisin Kontingjentit II të Policisë Ushtarake në misionin e NATO, “ Resolute Support Mission”, në Herat, Afganistan. Më shumë...
  • Në datat 11-12 nëntor 2019, një ekip i Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i kryesuar nga major Besnik Selimi, zhvilluan një takim njohës në ambientet e Policisë Ushtarake, Tiranë. Ekipi i Policisë Ushtarake të FSK u prit nga komandanti i Policisë Ushtarake të FARSH, kolonel Altin Kurti.
  • 23 tetor 2019 - Efektivët e Policisë Ushtarake janë trajnuar nga ekspertët e Armës së Karabinierisë Italiane (Arma dei Carabinieri). Ky trajnim vjen si pasojë e një bashkëpunimi të shkëlqyer ndër vite midis Policisë Ushtarake të FA të Republikës së Shqipërisë dhe Karabinierisë Italiane.
    Më shumë...
  • 22 tetor 2019 - Flamurtarja e ekipit të Forcave të Armatosura shqiptare, nëntetare Luiza Gega, ka arritur një rezultat historik në Lojërat Botërore Ushtarake që po zhvillohen në Wuhan të Kinës, duke u ngjitur në podium në garën e 3000 m me pengesa. Në këtë finale Luiza vrapoi bashkë me katër finalistë të Botërorit të Atletikës “Doha 2019”. Ajo gjithashtu rikonfirmoi normën olimpike me kohën 9’26” për “Tokyo 2020”.
    Më shumë...
  • 13 tetor 2019 - Policia Ushtarake mori pjesë në  aktivitetin “Maratona e Tiranës 2019”. 
    Sportistët elitarë si nëntetar  Luiza Gega dhe major Bledar Mesi spikatën në garën 10 km duke përfaqësuar denjesisht Policinë Ushtarake dhe FARSH.
    Nëntetare Gega zuri vendin e I për femra në disiplinën 10 km.
    Major  Mesi, zuri vendin e 8 për meshkuj në disiplinën 10 km.
    Më shumë...
  • Nga data 23 shtator – 2 tetor 2019, Policia Ushtarake zhvilloi stërvitje të përbashkët me grupin e bordingut të Forcës Detare me qëllim ndërveprimin në operacionet komplekse që mund të zhvillohen në det e në tokë. 
    Shiko Videon...
  • 13 shtator 2019 - Policia Ushtarake zhvilloi aktivitetin në ndihmë të komunitetit me fëmijët në nevojë të shkollës 9-vjeçare Farkë e Vogël. Për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve dhe familjeve u dhuruan çanta dhe materiale kancelarie me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019-2020. Aktiviteti filloi me një vizitë në muzeun e Forcave të Armatosura dhe më pas vazhdoi me shpërndarjen e dhuratave. Në aktivitet morën pjesë ministri i Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i Policisë Ushtarake kolonel Altin Kurti dhe drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Farkë e Vogël Violeta Seitaj.
    Më shumë...
  • 08 korrik 2019 - U zhvillua ceremonia e ndërrimit të komandantit të Policisë Ushtarake. Kolonel Altin Kurti u emërua në detyrën e komandantit të Policisë Ushtarake. Në ceremoninë përkatëse morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku dhe përfaqësues nga Shtabi i Përgjithshëm i FA.
    Më shumë...

Arsimim/ Kualifikimi 2019

  • Nga data 03 qershor – 7 korrik 2019, në mjediset e Akademisë së Sigurisë u zhvillua kursi “Hetimi i Krimit” me efektivët e Policisë Ushtarake. Ky kurs funksional u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim aftësimin e efektivit të PU për hetimin e krimit

Aktivitete / Ceremoni 2018

  • 14 shtator 2018 - Në ambientet e Policisë Ushtarake, u zhvillua ceremonia e dhënies së gradave për personelin oficer dhe nënoficer të kësaj njësie. Ky aktivitet u zhvillua nën drejtimin e komandantit të Policisë Ushtarake, kolonel Ekland Dauti. Në Policinë Ushtarake për vitin 2018, u graduan 6 majorë, 2 toger, 2 kapter, 3 rreshterë dhe 13 tetar.
    Më shumë...

  •  04 - 11 maj 2018Zhvillohet stërvitja ndërkombëtare “Shqiponja - VI”, me pjesëmarrjen e shteteve partnere si Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, USA, Turqia, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vendeve pjesëmarrëse do të zhvillojnë operacione taktike në terren (Prishtinë, Obiliq, Podujevë, Gjilan, Novobërd) me kapacitetet ekzistuese, testimin e tyre si dhe bashkëpunimin dhe bashkëveprimin me partnerët dhe agjencitë vendore të sigurisë dhe emergjencave.
    Më shumë...
  • 06 - 11 maj 2018Me ftesë të komandantit të misionit të BE, “EUFOR - ALTHEA”, seksioni i stërvitjes së Policisë Ushtarake ka zhvilluar trajnimin një javor në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH). Në përfundimin e këtij moduli kursantët morën njohuritë bazë mbi identifikimin e fazave të ndryshme të operacioneve të mbrojtjes së fizike, rolin dhe detyrat e pjesëtarëve të skuadrave, demonstrimi i teknikave dhe taktikave që do të vihen në zbatim nga grupet e mbrojtjes së afërt për qëllime të përgjithshme. 
    Më shumë...






Media Sociale



Moti