Stërvitje

Biza 2014

Më datë 18.06.2014, ngriti siparin Stërvitja Vlerësuese “Biza 2014”. Në kuadër të kësaj stërvitjeje edhe efektivët e ASNI,  janë të angazhuara si njësi mbështetëse, tepër e rendësishme për realizimin e objektivave që parashikon programi stërvitor.

“Biza 2014” është një mundësi e mirë, për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale të efektivave ushtarakë dhe civilë të Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit. Agjencia e Sistemeve të Ndërlidhjes, për mbështetjen e stërvitjes “Biza 2014”, ka angazhuar një nga qendrat e saj më të rëndësishme, siç është Qendra Mobile, kjo dhe për vetë specifikën dhe kapacitet që ka ky nënrepart,  për mbështetje të stërvitjeve të kësaj natyre. Në zbatim të idesë së komandantit të Agjencisë, nënkolonel Ulsi Rexhaj, Shtabi i ASNI dhe komandanti i Qendrës Mobile, e kanë organizuar mbështetjen me ASNI të “Biza 2014” me dy fushime. Fushimi i ngritur në rajonin e Bizës (aty ku janë përqëndruar dhe forcat kryesore pjesëmarrëse,) përbëhet nga forcat dhe mjetet e Modulit të Parë të Qendrës Mobile dhe drejtohet nga komandanti i kësaj Qendre, kapiten Ilir Koçi.

Lexo më shumë...

Kontakt

Adresa: Rrapi i Treshit

Tel: 526 1005







Media Sociale



Moti