Qendra e Menaxhimit të Materialeve (QMM) është strukturë e Forcave të Armatosura, në vartësi të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Misioni:

Monitoron, evidenton dhe menaxhon në Programin e Automatizuar Logjistik (PAL) materialet sipas klasave të furnizimit (I-V), operacionet e riparimit dhe mirëmbajtjes, evidenton materialet tepër dhe jashtë nevojave të FA, dhe mbikëqyr zbatimin e standardeve të sigurisë gjatë demontimit dhe asgjësimit të armatimit dhe municioneve dhe pastrimit e rehabilitimit të poligoneve dhe hotspoteve.

Detyrat kryesore:

  • Monitoron, evidenton dhe menaxhon në Programin e Automatizuar Logjistik (PAL) të gjitha materialet logjistike (aktiveve) sipas klasave të furnizimit (I-V);
  • Menaxhon dhe evidenton operacionet e riparimit dhe mirëmbajtjes;
  • Evidenton të dhënat që vijnë nga forcat e repartet dhe realizon kodifikimin e materialeve logjistike për të gjitha klasat e furnizimit;
  • Ndjek evidentimin dhe shpërndarjen e pajisjeve kritike; 
  • Evidenton materialet tepër dhe jashtë nevojave të FA dhe dërgon për trajtim të mëtejshëm në Drejtorinë e Aseteve në MM;
  • Përgatit të dhëna për përgatitjen e Planeve të Veprimit nga drejtoritë përkatëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ndjek zbatimin e tij për trajtimin e materialeve dhe pajisjeve të tepërta dhe jashtë nevojave të FA;
  • Mbikëqyr zbatimin e standardeve të sigurisë gjatë demontimit dhe asgjësimit të armatimit dhe municioneve në uzinat ushtarake dhe operacionet EOD të Kompanisë EOD në gjithë territorin e vendit;
  • Informon dhe raporton statusin e asgjësimit të armatimit dhe të municioneve tepër dhe jashtë nevojave dhe përgatit procedura standarde, urdhra e udhëzime, për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, për përmirësimin e punës dhe parandalimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme, në operacionet e demontimit/asgjësimit të armatimit dhe municioneve në uzinat ushtarake dhe poligonet e asgjësimit.

 Struktura:

  • Drejtimi
  • Sektori Menaxhim-Furnizimit
  • Sektori Menaxhim-Mirëmbajtjes
  • Sektori Materialeve të Tepërta
  • Sektori i Kodifikimit dhe Automatizimit Logjistik
  • Sektori i Mbikëqyrjes Demontimit A-M
  • Sektori i Mbështetjes dhe Shërbimeve

Detyrat sipas sektorëve:

Sektori i Menaxhim Furnizimit dhe Sektori i Automatizimit:  monitoron, evidenton dhe menaxhon në Programin e Automatizuar Logjistik (PAL) të gjitha materialet logjistike (aktiveve) sipas klasave të furnizimit (I-V); mbikëqyr nivelet e autorizuara të rezervave të forcave, strukturave mbështetëse dhe reparteve në vartësi të drejtpërdrejtë të ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për kohe paqeje dhe të gjendjeve për të cilat kërkohet marrje e masave të jashtëzakonshme; evidenton të dhënat që vijnë nga njësitë dhe repartet e Forcave të Armatosura dhe të realizojë kodifikim e materialeve logjistike për të gjitha klasat e furnizimit; menaxhon të dhënat në inventar për pajisjet dhe materialet kryesore të FA; ndjek evidentimin dhe shpërndarjen e Pajisjeve Kritike.

Sektori i Menaxhim Furnizimit dhe Sektori i Automatizimit: siguron në mënyrë konstante marrëdhëniet ndërmjet Forcave, Strukturave  Mbështetëse, Reparteve, stafeve logjistike në Programin e Automatizuar Logjistik (PAL), për menaxhimin e materialet logjistike (aktiveve) sipas klasave të furnizimit (I-V); mban llogaritë qendrore të armatim-municionit të Forcave të Armatosura, duke zbatuar aktet ligjore, nënigjore dhe administrative në fuqi.

Sektori i Materialeve të Tepërta: ndjek dhe evidenton materialet tepër dhe jashtë nevojave të FA dhe i dërgon ato për trajtim të mëtejshëm në Drejtorinë e Menaxhimit të Aseteve në MM; përgatit të dhëna për përgatitjen e Planeve të Veprimit nga drejtoritë përkatëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ndjek zbatimin e tyre për trajtimin e materialeve (aktiveve) tepër dhe jashtë nevojave të FA.

Sektori i Menaxhim - Mirëmbajtjes: menaxhon dhe evidenton operacionet e riparimit dhe mirëmbajtjes së nivelet III-IV dhe menaxhon ngarkesën e punës të njësive të mirëmbajtjes të FA.

Sektori i Mbikëqyrjes së Demontimit të A-M: Mbikëqyr zbatimin e standardeve të sigurisë gjatë demontimit dhe asgjësimit të armatimit dhe municioneve në uzinat ushtarake dhe operacionet e EOD të kompanisë EOD si dhe pastrimin dhe rehabilitimin e poligoneve dhe hotspoteve në të gjithë territorin e vendit; informon dhe raporton statusin e asgjësimit të armatimit dhe municioneve tepër dhe jashtë nevojave dhe përgatit procedura standarde, urdhra e udhëzime të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së për përmirësimin e punës dhe parandalimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme në operacionet e demontimit/asgjësimit të armatimit dhe municioneve në uzinat ushtarake dhe poligonet e asgjësimit.







Media Sociale



Moti