Batalioni i Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Batalioni i Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (bmSHPFA) është strukturë organizative në vartësi të drejtpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Venddislokimi Rr. “Teki Selenica” Rrapi i Treshit, Tiranë.

Misioni:

Siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e personelit, infrastrukturës së MM, SHPFA dhe strukturave ushtarake/institucioneve të vendosura në garnizonin “Skënderbej”, krijimi i kushteve të përshtatshme për punë dhe jetesë në vendkomandën e kohës paqes të SHPFA-së, sigurimi i elementëve të ceremonialit gjatë pritjeve zyrtare që organizohen nga MM/SHPFA dhe institucionet e tjera shtetërore, sigurimi i mbështetjes me transport të MM-së, SHPFA-së, delegacioneve të huaja dhe vizitorëve si dhe krijon kushtet për pushimin e personelit të FA-së në SHPU-ve. 

Detyrat Kryesore:

 -   Zbatimi i masave të sigurisë/ruajtjes në garnizionin “Skënderbej”, SHPU  dhe objektet në ruajtje.
 -   Mbështetja me shërbime dhe personel për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrasturkturës ushtarake ne garnizionin “ Skënderbej”, SHPU, repart dhe objektet në ruajtje.
 -   Mbështetja e ceremonialit shtetëror, ushtarak dhe mortor.
 -   Mbështetja me transport e MM/SHPFA e delegacioneve dhe aktivitete të tjera të zhvilluar në FA..
 -   Mbështetja shëndetësore në garnizonin “Skënderbej” dhe jashtë tij.
 -   Krijimi i kushteve për akomodim dhe pushim të ushtarakëve aktivë, rezervë dhe në pension në SHPU.

Struktura

Batalioni i Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të FA është strukturë organizative në vartësi të drejtpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm në venddislokimi Rr. “Teki Selenica”  Rrapi i Treshit Tiranë me përbërje:
 -  Komandanti dhe Shtabi, komandanti i bmSHPFA përgjigjet për gjendjen, menaxhimin e personelit, stërvitjen dhe përgatitjen luftarake, mobilizimin, gatishmërinë luftarake dhe çdo veprimtari tjetër që ka për mision reparti që ai drejton, sipas kompetencave që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi.
 -   Kompania e Mbështetjes me Shërbime, përgjigjet për sigurimin e kushteve të përshtatshme për punë dhe jetesë në vendkomandën e kohës së paqes dhe atë të veçantë të SHPFA. Daljet në fushim, në rast stërvitjesh dhe emergjencash civile.  Mbështetjen me transport dhe materiale.
 -   Kompania e Ruajtjes, siguron ruajtjen e mbrojtjen e personelit, infrastrukturës dhe instalimeve ushtarake në garnizonin “Skënderbej”, repart, OFFA, Kompanisë së Transportit ish - parkut të auto-veturave  si dhe SHPU: Uji i Ftohtë Vlorë, Jalë, Pogradec, Durrës, Dëvri Skrapar, Rrushkull Durrës dhe Bërzhitë.
 -   Kompania e Ceremonialit, siguron elementët e ceremonialit për zhvillimin e të gjitha veprimtarive ceremoniale shtetërore, ushtarake, kombëtare e ndërkombëtare të organizuara nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i FA dhe Protokolli i Shtetit, bazuar në Ceremonialin e zyrtar të Republikës së Shqipërisë dhe në Ceremonialin Ushtarak. 
 -   Kompania e Mbështetjes me Transport, siguron mbështetjen me transport të MM/SHPFA, delegacioneve të huaja, aktivitetet e ndryshme të FA-së, brenda dhe jashtë vendit. 
 -   Orkestra Frymore e FA, OFFA siguron organizimin dhe zhvillimin e të gjitha veprimtarive ceremoniale shtetërore, ushtarake e kulturore artistike, të organizuara nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i FA dhe Protokolli i Shtetit, bazuar në Ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë dhe në Ceremonialin Ushtarak.
 -   Seksioni i Sigurisë, përgjigjet për sigurimin e personelit, infrastrukturës, instalimeve ushtarake në garnizonin “Skënderbej”, parandalimin e ndërhyrjeve të paautorizuara, sigurimin e veprimtarive dhe aktiviteteve të FA.
 -   Qendra Shëndetësore, ofron mbështetje shëndetësore në Garnizonin “Skënderbej” nëpërmjet Rol-1 duke identifikuar dhe mbështetur kapacitetet nga pika e dëmtimit apo e sëmundjes, nëpërmjet evakuimit, deri tek trajtimi i specifikuar dhe eventualisht tek trajtimi definitiv tek specialisti.
 -   Shtëpitë e Pushimit të Ushtarakëve, siguron kushte normale gjatë gjithë vitit për akomodimin dhe pushimin e ushtarakëve aktive, në rezerve dhe pension si dhe civilëve që shërbejnë në Forcat e Armatosura.

Historiku i Batalionit të Mbështetjes së SHPFA:

Fillesat e tij Batalioni i  Mbështetjes së SHPFA i njohur  vite më parë si batalioni i Sigurimit

është krijuar në  vitin 1955 me kompaninë e Ruajtjes dhe Ceremonialit të SHPFA. Në vitin 1965 u suprimua si kompani dhe u organizua në nivel më të lartë atë të  batalionit, me urdhër 

Urdhri i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm nr. 317 date 24.09.1965 ”Mbi organizimin e Batalionit te Sigurimit të MM”, në 1993 në përbërje të batalionit futet Kavaleria e Ushtrisë me elementët përbërës të asaj kohe. Në vitin 1998 në strukturën e batalionit të mbështetjes krijohet Grupi I i Sistem - Vëzhgimit e  lajmërimit elektronik (Seksioni i Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA).
Në vitin 2003 Orkestra Frymore e FA është përfshirë në strukturën e batalionit.

Ashtu si më parë dhe sot batalioni i mbështetjes luan një rol kyç për mirëfunksionimin e sistemit të sigurisë, transportit dhe mbështetjes me shërbime. Kompania Ceremoniale ka në përbërje Truprojën e Nderit e cila përgatitet për të mbështetur ceremonitë shtetërorë dhe ushtarake, evente dhe homazhe. Orkestra Frymore e FA ka në përbërjen e saj bandën Frymore e cila ashtu si Truproja e Nderit mbështet çdo ceremoni duke u bërë një kartëvizitë e denjë për përfaqësimin sa me dinjitoz të Forcave tona të Armatosura.

Adresa:

Batalionit i Mbështetjes së SHPFA ndodhet  në Rrugën “Teki Selenica”, Rrapi i Treshit Tiranë.

Specialisti për BCU: Tel: 517 1013.







Media Sociale



Moti