Policia Ushtarake

Policia Ushtarake është njësi në varësi të Shtabit të Përgjithshëm.

Policia Ushtarake (PU) ka në misionin e saj ruajtjen e rendit ushtarak në FARSH,  zbulimin, parandalimin, ndjekjen e veprimtarisë kriminale, angazhimin në luftën kundër terrorizmit, marrjen pjesë në operacionet paqeruajtëse dhe humanitare, si dhe mbrojtjen e pronës shtetërore në administrim dhe përdorim të FA nga veprimet e kundraligjshme. Struktura e PU bën të mundur plotësimin e detyrave dhe objektivave që dalin nga ky mision. Gjatë këtyre viteve të fundit PU, është trajnuar nga specialist të huaj si ata të karabinierisë italiane, policisë ushtarake amerikane, gjermane dhe turke. Gjithashtu ajo po përgatitet edhe si forcë e gatshme për të vepruar në përbërje të strukturës përkatëse të NATO, e aftë dhe e pajisur përshtatshmërish për të përmbushur detyrat.

Një kontribut të madh, efektivi i PU jep në emergjencat civile.

Tashmë, struktura e PU është e përgatitur për të vepruar në të gjithë spektrin e misionit, detyrave, si edhe të marrë pjesë në operacione paqeruajtëse dhe humanitare.

Qendra e Personel Rekrutimit (QPR)

Qendra e Personel Rekrutimit (QPR) është një tjetër njësi mbështetëse e Shtabit të Përgjithshëm.

Ajo rekruton kandidatë për oficerë e ushtarë profesionistë, përpunon dhe administron dokumentacionin dhe të dhënat e personelit të ushtarakëve aktivë, në rezervë/lirim dhe atij civil, siguron mbështetjen me shërbime psiko-sociale të personelit të Forcave të Armatosura, promovon të drejtat në raport me barazinë gjinore dhe shanset e barabarta, si dhe realizon trajtimin financiar të ushtarakëve në rezervë/lirim. QPR, pajis shtetasit me vërtetime për kryerjen e SHDUA (shërbimi i detyrueshëm ushtarak aktiv). Në QPR ofrohet shërbimi për llojet e përfitimeve suplementare për ushtarakët në rezervë/lirim apo familjeve të tyre, për: trajtimin me pagesë kalimtare; pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi; pension suplementar, pensionin e plotë të pleqërisë; pension suplementar invaliditeti; pension suplementar familjar; pension suplementar familjar, kur, për shkak të detyrës, humbasin jetën; etj.

Qendra e Bashkuar Operacionale (QBO)

Në ndërtim e sipër....!

Përfaqësia ushtarake e misionit në NATO

Në ndërtim e sipër....!

Batalioni i Mbështetjes Rajonale

Në ndërtim e sipër....!







Media Sociale



Moti