Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj
korrik 2020 -

Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Në vitin 1989, Gjeneral Begaj ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

Përpara se të merrte detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj, për një periudhë tre vjeçare, ka shërbyer në detyrën e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Gjatë karrierës së tij ushtarake, Gjeneralmajor Bajram Begaj ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura, si: Zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; Drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar; Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor, Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së; Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor i Spitalit Universitar të Traumës, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

Lexo më shumë...

Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Gjeneral brigade Manushaqe Shehu,
janar 2018 -

Gjenerale brigade Manushaqe Shehu ka lindur më 5 nëntor 1965 në Peshkopi. Ka përfunduar studimet në Akademinë e Lartë të Oficerëve në Tiranë në vitin 1984 - 1988Gjatë viteve 1989 - 1994, përfundon Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës. Në vitin 1991 merr gradën kapiten i parë.
Më 8 tetor 2007 emërohet ndihmëse e presidentit të Republikës për çështjet ushtarake dhe integrimin euroatlantik. Në vitin 2010 përfundon Master Shkencor të Nivelit të Dytë (MND) në fushën Sigurisë Kombëtare dhe ndjek gjithashtu doktoraturën në fushën e Sigurisë Kombëtare.
Më 1 dhjetor 2016 emërohet në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. 
Gjenerale brigade Shehu është dekoruar me urdhra e medalje të ndryshme nga ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit  të Përgjithshëm të FA

Lexo më shumë...

Komandant i Forcës Tokësore

Gjeneral brigade Arben Kingji,
tetor 2020 -

Gjeneral brigade Arben Kingji ka lindur më 22 dhjetor 1970, në Kukës. Më 1993 ka përfunduar studimet në Akademinë Ushtarake. Gjeneral brigade Kingji ka një karrierë të gjatë ushtarake; detyrat me te fundit përpara se te emërohej komandant i Forcës Tokësore kane qene komandant i Batalionit të Mbështetjes së SHPFA, atashe ushtarak në Republikën e Rumanisë, komandant i Policisë Ushtarake, etj.

Ai ka kryer një sërë kursesh kualifikimi dhe është vlerësuar me medalje të ndryshme të arritjeve gjatë karrierës së tij ushtarake.

Gjeneral brigade Kingji flet anglisht dhe turqisht. Ai është i martuar me dy fëmijë.

 

Lexo më shumë...

Komandanti i Forcës Detare

Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia,
tetor 2020 -

Gjeneral Brigade Ilir Xhebexhia ka lindur në Has, Shqipëri, më 03 tetor 1970. Në mars 1994 ai përfundoi Akademinë Ushtarake "Skënderbej" në Degën e Zbulimit. 
Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneral brigade Ilir Xhebexhia ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në radhët e Forcave të Armatosura, si zëvendëspërfaqësues ushtarak në NATO dhe atashe i mbrojtjes për Mbretërinë e Belgjikës dhe jo-rezident për Republikën e Francës, drejtor i Drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes J3/7 në Shtabin e Përgjithshëm të FA, etj.
Gjatë karrierës së tij, gjeneral brigade Xhebexhia ka kryer kurse te ndryshme kualifikimi brenda dhe jashtë vendit dhe është vlerësuar me disa medalje e dekorata për arritje në fushën ushtarake.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti