Trajnohen efektivët e Kompanisë së Xhenios

21 shkurt 20202

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Personeli i Kompanisë së Xhenios, nënrepart i Batalionit të Mbështetjes me Luftim, trajnohet nga NPA - Albania me financim të Departamentit Amerikan të Shtetit, nëpërmjet ITF në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes duke u koordinuar nga AMKO. 

Ky trajnim zhvillohet në poligonin Jubë - Sukth, Durrës dhe ka si qëllim trajnimin e efektivëve për pastrimin sistematik nga municionet, të hotspoteve. 

Trajnimi zgjat për një periudhë 4 - javore duke zhvilluar mësime me module teorike dhe ato praktike në terren. 

Ky trajnim është një eksperiencë dhe përvojë e vyer për trupat tona, të cilëve do u shërbejë për të kryer sa më mirë detyrat e tyre në fushën që ata do mbulojnë në të ardhmen






Media Sociale



Moti