Batalionit III i Këmbësorisë merr pjesë në stërvitjen "Golden Fleece 20"

17 shkurt 2020

Nga data 10 deri 14 shkurt në Selanik, Greqi u zhvillua stërvitja e përbashkët  "Golden Fleece 20". Kjo stërvitje shumëpalëshe zhvillohet në kuadër të Operacioneve të Mbështetjes së Paqes, ku përfshihen një sërë veprimesh të larmishme luftarake siç janë qitje të ndryshme, trajnime specialitetesh, desantim nga ajri, patrullim dhe misione amfibe.  

Në këtë stërvitje Forcat Armatosura shqiptare u përfaqësuan nga një togë e Batalionit III të Këmbësorisë të Forcës Tokësore. 

Në përfundim të kësaj stërvitjeje, trupat pjesëmarrëse zhvilluan demonstrim stërvitor për vizitorët e shquar. Këtë aktivitet e ndoqi shefi i Shtabit të Forcës Tokësorë kolonel Arjan Hilaj. 

Vendet pjesëmarrëse në këtë stërvitje ishin: SHBA, Bullgari, Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Rumani dhe Serbi.






Media Sociale



Moti