Kthehet PUMA e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë

6 janar 2020

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Sot në ambientet e Forcës Tokësore u zhvillua ceremonia e pritjes së Kontingjentit VI paqeruajtës me mision në Komandën e Trajnim Këshillimit dhe Ndihmës (TAAC-W) Herat Afganistan, në kuadër të operacionit “Resolute Support Mission”. 

Në këtë ceremoni morën pjesë komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Albert Mullai, zëvendëskomandant gjeneral brigade Tonin Marku,  shefi i shtabit të Forcës Tokësore kolonel Arjan Hilaj, komandanti i Batalionit të Dytë të Këmbësorisë si dhe shefat e degëve të Forcës Tokësore.

Gjeneral brigade Mullai, në fjalën e tij përshëndetëse, pasi ju uroj mirëseardhjen në atdhe kontingjentit, ndër të tjera tha: “ Ju jeni njësia e një nga batalioneve më të mirë të Forcës Tokësore. Natyrisht kjo është meritë e punës tuaj të palodhur dhe përkushtimit të gjithsecili. B2k vazhdon të mbajë dhe të ruajë kapacitetet operacionale duke kryer edhe misione në kuadër të Aleancës. Kam kënaqësinë që në mënyrë të veçantë t’iu shpreh respektin dhe mirënjohjen time, për shërbimin dhe kontributin tuaj brenda dhe jashtë vendit.” 

Gjeneral brigade Mullai e mbylli fjalën e tij me urimet më të përzemërta për gjithsecilin dhe uroj që ky vit të jetë sa më produktiv, sa më i suksesshëm dhe sa më i larmishëm.

Kjo ceremoni u mbyll me shpërndarjen e Medaljes së Luftëtarit të akorduar nga shefi i Shtabit te Përgjithshëm gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku për të gjithë pjesëtarët e kontingjentit. 

Kontingjenti VI RSM ishte pjesë e b2K. Ky kontingjent shërbeu për një periudhë 6 - mujore në Herat, Afganistan në vartësi të komandës italiane.






Media Sociale



Moti