FA shqiptare nisin dy kontingjente paqëruajtëse në misionini e NATO “Resolute Support Mission” në Afganistan

10 dhjetor 2019

bwd  Grup - Foto 1/3  fwd

Ditën e sotme në ambientet e garnizonit të Zall-Herrit u zhvillua ceremonia e nisjes së Kontingjentit IV paqeruajtës RSM në Bagram, Afganistan si dhe kontingjentit VII paqeruajtës RSM në Kabul, Afganistan. Në këtë ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Albert Mullai, përfaqësues nga shtabi i Forcës Tokësore, familjarë, miq dhe të afërm të trupave të kontingjentit paqeruajtës. Ky kontingjent vepron në kuadër të misionit të NATO Resolute Support Mission (RSM), 

Komandanti i këtij kontingjenti, nënkolonel Lavdërim Oshafi, në fjalën e tij falënderoi eprorët për besimin e treguar duke i siguruar ata, se gjatë periudhës 6 - mujore të shërbimit, trupat që ai drejton, çdo moment do tregojnë disiplinë dhe profesionalizëm të lartë, në realizmin e të gjitha detyrave të ngarkuara, me qëllim që flamuri ynë kuq e zi, të valëvitet krenar mes flamujve të aleatëve tanë në bazë. 

VIDEO

Më pas, fjalën e mori komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Albert Mullai, i cili ndër të tjera theksoi: “Kam besim të plotë në vlerat tuaja morale dhe profesionale, kryesisht në përkushtimin tuaj. Tregohuni të dashur me eprorët dhe njëri-tjetrin, tregohuni qytetar dhe njerëzor me vendasit, në kryerjen e shërbimit pasi ju po shkoni atje për të mbrojtur ata, për t’i ndihmuar dhe mbështetur në rrugën e vështirë të lirisë dhe të demokracisë.”

Ceremoninë e përshëndeti edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi. Duke përcjellë përshëndetjet dhe urimet më të mira, edhe në emër të Ministrit të Mbrojtjes ndër të tjera tha: “Është detyrë e Forcave tona të Armatosura, është detyrë e Republikës së Shqipërisë si anëtare e NATO-s për ti shërbyer angazhimeve tona që ne kemi marrë përsipër përkundrejt kësaj aleance historike, aleancës më të madhe dhe më të suksesshme në historinë e njerëzimit.’’

Kontingjenti IV paqeruajtës konsiston në një personel prej 12 ushtarakësh, ndërsa Kontingjenti VII me një personel prej 30 ushtarakësh.






Media Sociale



Moti