Forca Tokësore në gatishmëri të lartë për kryerjen e detyrave

3 dhjetor 2019

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Me përfundimin e operacioneve të kërkim – shpëtimit, shtatë ditë pas lëkundjeve të tërmetit, që shkaktoi humbje të konsiderueshme në jetë njerëzish dhe objekte, Forca Tokësore është në gatishmërinë maksimale për kryerjen e detyrave; forca të shumta janë në terren për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga kjo tragjedi.

Efektivët e Forcës Tokësore, janë përqendruar në mbështetjen logjistike, duke paketuar e transportuar ushqime dhe veshmbathje për njerëzit e mbetur të pastrehë si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.

Njëkohësisht vijojnë të menaxhojnë kampet e ngritura si edhe ngritje çadrash në zonat Durrës, Fushë Krujë, Laç, fshatin Bubq dhe në të gjithë zonat e tjera ku kërkohet ndihma e mbështetja e FT.






Media Sociale



Moti