Vazhdon operacioni në ndihmë të të prekurve nga tërmeti

29 nëntor 2019

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Efektivët e Forcës Tokësore vazhdojnë të japin ndihmën e tyre në operacionet e kërkim-shpëtimit, ngritje çadrash dhe shkarkimin ndihmave në zonën e prekur nga tërmetet.

Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 28 nëntor, efektivët e b2k dhe Batalionit Komando, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe efektivët e vendeve të huaja, kanë filluar sërish operacionet e kërkim - shpëtimit në Durrës.

Ndërkohë grupe të vogla janë shpërndarë në zonën e Thumanës, Fushë Krujës, Bubqit, Durrës (Kënet, Manëz, Arapaj) duke ngritur çadra dhe për të shkarkuar ndihmat e ardhura nga vendet fqinje.

Pavarësisht kushteve të këqija klimaterike, efektivët e Forcës Tokësore vijuan të japin ndihmën e tyre për familjet e prekura nga tërmeti.






Media Sociale



Moti