Forca Tokësore shpëton jetë njerëzish

27 nëntor 2019

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Që nga orët e para të mëngjesit të datës 26 nëntor, repartet e Forcës Tokësore me efektivat e tyre janë të parat në terren, Batalioni I i Këmbësorisë (b1k), Batalioni II i Këmbësorisë (b2k), Batalioni III i Këmbësorisë (b3k), Batalioni i Forcave Speciale (bFS), Batalioni Komando si dhe Batalioni i Mbështetjes me Luftim (bml) për më shumë se 24 orë janë të angazhuar në operacionet e kërkim - shpëtimit dhe dhënies së ndihmës së parë me të gjitha kapacitetet e tyre në zonën e Thumanës dhe lagjet 6, 17, 18 dhe Kënetë, Durrës. 

Djemtë dhe vajzat nën uniformë janë sot në krah të popullsisë civile për të dhënë ndihmën e tyre në çdo aspekt. 

Forca Tokësore ka patur një bashkëpunim të ngushtë me të gjithë strukturat shtetërore dhe ato ndërkombëtare, që veprojnë në zonën e operacionit. Gjatë operacionit të kërkim - shpëtimit, efektivët e Forcës Tokësore kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat 12 trupa pa jetë dhe 13 të mbijetuar.

Ndërkohë, në ambientet e repartit të Forcës Tokësore, stadiumit “Niko Dovana”, Skafanaj, Manz në Durrës dhe fusha e sportit, Thumanë janë ngritur çadra për të strehuar familjet e prekura nga tërmeti.






Media Sociale



Moti