Zhvillohet Kursi i Snajperit në Batalionin e Forcave Speciale

21 nëntor 2019

Nga data 18 - 22 nëntor 2019, në mjediset e Batalionit të Forcave Speciale u zhvillua Kursi i Snajperit. Kjo stërvitje zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me Regjimentin III "Bersaglieri" të Forcave të Armatosura italiane. 

Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i efektivi i qitësit në distanca të largëta në përdorimin e pushkëve snajper për asgjësimin e objektivave në distanca të largëta, në të gjitha kushtet e motit dhe çdo lloj terreni, në funksion të realizimit të misionit dhe rritjes së shkallës së ndërveprueshmërisë dhe mbijetueshmërisë në operacionet luftarake brenda vendit si dhe operacioneve të përbashkëta në kuadër të Aleancës.

Në këtë stërvitje morën pjesë qitësit në distancë të largët të Batalionit të Forcave Speciale, Batalioni II i Këmbësorisë dhe Batalioni Komando.

 






Media Sociale



Moti