Komandanti i Forcës Detare gjeneral brigade Ilir Xhebexhia zhvilloi një vizitë zyrtare në Rumani

25 nëntor 2021

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Me ftesë të komandantit të Forcës Detare, kundëradmiral Mihai Panait të Rumanisë, komandanti i Forcës  Detare, gjeneral brigade Ilir Xhebexhia, në datat 22-24 nëntor zhvilloi një vizitë zyrtare në Rumani. Në këtë vizitë zyrtare gjeneral brigade Xhebexhia shoqërohej nga atasheu ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Rumani kolonel Leonard Çoku.

Gjatë vizitës në Rumani gjeneral brigade Xhebexhia zhvilloi takime me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral Daniel Petrescu dhe sekretaren e Shtetit për Mbrojtjen zonja Simona Cojocaru të Rumanisë. Gjatë takimit u nënvizua zhvillimi i bashkëpunimit në fushën e detarisë, situata e sigurisë si dhe angazhimet e dy vendeve në kuadrin e iniciativave rajonale.

Gjatë takimit me komandantin e Forcës Detare kundëradmiral Panait, u diskutua bashkëpunimi i mëtejshëm mbi imbarkimin e kadetëve/oficerëve të rinj të Forcës Detare shqiptare në anijen shkollë të Forcës Detare Rumune “NS MIRCEA”, vizita të ndërsjellta midis Forcave Detare të dy vëndeve, vizita portuale nga anijet e palës rumune në portet shqiptare, pjesëmarrja e përvitshme në stërvitjen “Sea Shield” në të cilën marrin pjesë dhe grupet e gatshme detare të NATO-s, trajnimin dhe edukimin në akademinë e Rumanisë.

Komandanti i Forcës Detare gjeneral brigade Xhebexhia, gjatë ditëve të qëndrimit në Rumani vizitojë portin ushtarak të Konstancës, fregatën "King Ferdinand", akademinë detare "Mircea cel Batran", Qendrën e stërvitjes, simulimit, vlerësimit dhe lojërave luftarake të Forcës Detare si  dhe Muzeun Kombëtar të Rumanisë.






Media Sociale



Moti