Bashkëpunimi ndërmjet Forcës Detare italiane dhe shqiptare për “AL-8 Expret’s Meeting in the Field of MSA ( V-RMTC)”

04 nëntor 2021

Në kuadër të aktivitetit të Planit të Bashkëpunimit Ushtarak dypalësh me Forcën Detare të Italisë,“AL-8 Expret’ Meeting in the Field of MSA (V-RMTC)”, nga data 02-04.11.2021, në Forcën Detare zhvilluan vizitë ekspertë të Forcës Detare Italianë.

Në Komandën e Qendrës së Vëzhgimit Detar të Forcës Detare, u zhvillua një takim pune. Komandanti i Qendrës së Vëzhgimit Detar, N/Kolonel Besnik Borici, mbas urimit të mirëseardhjes përfaqësuesve italian si dhe vlerësimit për bashkëpunimin e deritanishëm, u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh, shkëmbimi i të dhënave të V-RMTC-, azhornimet e aplikacioneve të reja që do të përdoren për V-RMTE, mundësitë teknike për përmirësimin e rrjetit VRMT, ndërveprimet e mundshme, rëndësinë e zhvillimit të stërvitjes si dhe trajnimi i personelit të Forcës Detare për V-RMTC, shkëmbimi i të dhënave të V-RMTC.

Në komandën e Forcës Detare, ekipi Italian i ekspertëve u prit nga Shefi i Shtabit të Forcës Detare, kapiten i rangut të I-rë Engjëll Sinanaj, i cili i uroj mirëseardhjen dhe shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e deritanishëm midis Forcës Detare Italiane dhe Forcës Detare shqiptare.






Media Sociale



Moti