Anija e Forcës Detare P-134 “ Butrinti” , ka zhvilluar vizitë portuale në Split, Kroaci dhe Bar, Mali i Zi

01 nëntor 2021

Anija P-134, “Butrinti” me komandant kapiten i rangut III-të Altin Liçaj, ka zhvilluar vizitë portuale në Split, Kroaci dhe Bar, Mali i Zi.

 Komandanti i Flotiljes Detare Pashaliman kapiten i rangut I-rë Sabri Gjinollari, para nisjes së anijes për vizitë, përshëndeti dhe uroi efektivin e Anijes P-134 “Butrinti”, udhëtim të mbarë. Komandanti i anijes P-134, “Butrinti”, u prit nga komandanti i Rojes Bregdetare të Kroacisë, gjatë takimit u diskutua në lidhje me shkëmbimin e eksperiencave, bashkëpunimin në stervitje dhe vizitave portuale të mëtejshme, midis dy vendeve.

Komandanti i Anijes P-134 “Butrinti”,gjithashtu u prit dhe nga kryebashkiaku i Splitit, Z. Ivica Puljak, i  cili shprehu mirëseardhjen në vizitën e tyre të parë zyrëtare të anijes së Forcës Detare të Shqipërisë.

Gjatë vizitës në Bari, Mali i Zi, komandanti i anijes P-134 “Butrinti” dhe shefi i Seksionit të operacioneve dhe stërvitjes së Flotiljes Detare kapiten i rangut II-të Eduart Jeminaj, kanë realizuar një vizitë në Komandën e Forcës Detare të Malit të Zi, në të cilën u pritën nga Komandanti i Forcës Detare malazeze Commander Milan Jeftovic.Më pas u pritën në një takim nga  kryetari i Bashkisë Z. Dusan Raicevic, I cili  shprehu mirëseardhjen dhe dëshirën për rritjen e bashkëpunimt të ndërsjelltë midis dy vendeve.

Gjatë zhvillimit të vizitës efektivi i Anijes P-134 “Butrinti”, pati mundësi të njihnen edhe me vlerat kulturore dhe tadicionale të Malit të Zi ,në disa vende si  Kotorr dhe Ulqin.






Media Sociale



Moti