Në Qendrën Stërvitore Pashaliman ka përfunduar kursi SAR dhe Bording

20 tetor 2021

Në Qendrën Stërvitore Pashaliman ka përfunduar kursi SAR dhe Bording, i cili u zhvillua në një periudhë dy javore dhe morën pjesë pesë kursantë.

Pjesa e trajnimit u realizua në dy faza teorike mbi njohurit e SAR dhe Bording gërshetuar këto në veprime praktike, të cilat u zhvilluan dhe në det sipas detyrave që kryen ekuipazhi i anijeve të Forcës Detare. Kursantët gjatë kësaj periudhe kanë treguar disiplinë të lartë dhe korrektësi në zbatimin e rregulloreve bazë të Forcave të Armatosura.

Komandanti i kursit, instruktorët përkatës dhe pjesëtarët e Flotiljes Detare, Pashaliman krijuan kushtet e nevojshme për zhvillimin normal të këtij kursi të rëndësishëm.






Media Sociale



Moti