Anija e Forcës Detare amerikane, “USNS Trenton”, vizitë në Portin e Durrësit

19 tetor 2021

Anija e Forcave Detare Amerikane “USNS Trenton” e cila përdoret nga Marina Amerikane për transport pajisjesh, ka zhvilluar nje vizitë portuale në portin e Durrësit, nga data 15-19 tetor 2021.

Komandanti i Forcës Detare gjeneral brigade Ilir Xhebexhia, vizitoi anijen amerikane “USNS Trenton” dhe u prit nga kapiteni i anijes Douglas Casavant si edhe kapiten i rangut të dytë Tommy Seifert, komandanti i anijes amerikane “USNS Trenton”. 

Gjatë takimit kapiteni Douglas Casavant u shpreh se “është kënaqësi të mirëpresim komandantin e Forcës Detare shqiptare duke vlerësuar bashkëpunimin midis dy vendeve dhe angazhimet e mëtejshme që do kenë në të ardhmen”.

Gjithashtu komandanti anijes Amerikane “USNS Trenton” kapiten i rangut të dytë Tommy Seifert, zhvilloi një takim me komandantin e Forcës Detare gjeneral brigade Ilir Xhebexhia në komandën e Forcës Detare. 

Gjithashtu edhe gjeneral brigade Ilir Xhebexhia i shprehu mirënjohje dhe falenderime për bashkëpunimet e suksesshme të dyanshme që do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ekuipazhi i anijes “USNS Trenton”, të shoqëruar nga koordinatorë të Forcës Detare, zhvilluan vizita në qytetet historike të Krujës dhe Durrësit duke i njohur me objekte muzeale, historike dhe turistike. 






Media Sociale



Moti