Komandanti i FD merr pjesë në edicionin e 7-të “Sea Future 2021”, Itali

6 tetor 2021 

Aktiviteti “Sea Future 2021”, edicioni i 7-të, Simpoziumi i Biznesit për Teknologjitë Detare, u organizua nga Forca Detare italiane me mbështetjen e prefekturës në La Spezia, Itali.

Ky aktivitet është unik në pellgun e Mesdheut me një qasje gjithëpërfshirëse të sektorit të mbrojtjes si dhe atij civil.

Në këtë aktivitet morën pjesë komandanti i Forcës Detare gjeneral brigade Ilir Xhebexhia dhe komandanti i Shërbimit Hidrografik, kapiten i rangut II Emrush Bejdo. Gjatë ditëve të aktivitetit komandanti i Forcës Detare gjeneral brigade Xhebexhia pati takim me komandantin e Forcës Detare italiane, admiral Giuseppe Cavo Dragone, i cili shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin midis Forcave Detare si dhe u shpreh i gatshëm për ta çuar këtë bashkëpunim në një nivel edhe më të lartë.

Komandanti i Forcës Detare shqiptare gjeneral brigade Ilir Xhebexhia falënderoi admiralin për ftesën dhe pjesëmarrjen në aktivitetin “Sea Future 2021”. Ai vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë midis vendeve tona për shumë vite si dhe u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar në fushat me interes të përbashkët. Komandanti i Forcës Detare theksoi se bashkëpunimi sa më i ngushtë midis forcave tona detare është çelës për arritjen e rezultateve në kontrollin e hapësirës detare. Në përfundim, komandanti i Forcës Detare u shpreh i gatshëm për të pritur në vendin tonë në vitin 2022. 

Pjesë e aktivitetit ishte dhe workshop i Hidrografisë, i cili u drejta nga komandanti i Shërbimit Hidrografik italian, gjithashtu një përshëndetje e veçantë për aktivitetin u bë dhe nga drejtori i IHO si institucioni ndërkombëtar lider në këtë fushë. Gjatë zhvillimit të workshopit u zhvillua ceremonia e diplomimit të kursit CAT-B. Në këtë kurs u diplomua dhe lejtënant Arbias Canameti, efektivi Forcës Detare shqiptare, i cili ka ndjekur studimet si pjesë e planit të bashkëpunimit me Italinë për vitin 2021. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte edhe gjeneral brigade Ilir Xhebexhia.

Gjatë ditëve të aktivitetit u zhvilluan takime me disa nga drejtuesit e delegacioneve të vendeve pjesëmarrëse. Gjatë takimeve u shkëmbyen kontakte si dhe diskutuar fusha të ndryshme potenciale për bashkëpunime në të ardhmen. Ndër takimet që mund të veçojmë është takimi me komandantin e Forcës Detare belge admiral Jan De Beurme i cili ftoi komandantin e Forcës Detare për një vizitë në Belgjikë. 

 






Media Sociale



Moti