Operacion SAR nga anija “BORA” P-116

29 shtator 2021

Mëngjesin e sotëm Anija P-116 “Bora”, ka kryer një operacion SAR pranë Gjirit të Gramës, duke i  ardhur në ndihmë një peshkatoreje e cila ka kërkuar ndihmë pasi mjeti tyre po merrte ujë në bord dhe po rrezikohej mbytja e mjetit.  Mjeti lundrues “Sirena 2” me tre persona në bord,  ishin nisur nga  Porti i Durrësi ditën e hënë për peshkim duke u zhvendosur në Gjirin e Gramës dhe do të kthehej ditën e enjte. Mjeti peshkatore pësoi çarje në bash dhe për këtë arsye ekuipazhi i saj e ka braktisur anijen dhe janë marr në bord  nga mjetet e ardhura për shpëtim nga  Forca Detare/ Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare.

Falë bashkëpunimit dhe rakoordimit në kohë, ekuipazhi i mjetit lundrues “Sirena 2” janë dërguar në Himarë dhe gëzojnë shëndet të plotë.






Media Sociale



Moti