Anija franceze Lyre (M 648) zhvillon vizitë portuale në Vlorë

29 shtator 2021

  

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Francës dhe Shqipërisë, anija minaheqëse franceze Lyre (M 648), zhvilloi vizitë në Portin Detar, Vlorë. 

Qëllimi i kësaj vizite është rritja e bashkëpunimit ndërmjet flotave të dy vendeve, shkëmbimi i eksperiencës për operacionet e detektimit dhe asgjësimit të minave apo eksplozivëve, si dhe zhvillimi i një stërvitje të përbashkët me efektiva të Qendrës së Zhytjes.

Pjesëmarrës në këtë vizitë ishte dhe atasheu francez, kolonel Nikolas Coussiere.

Kontrolli për municione nënujore është ushtruar më së shumti pranë zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku janë gjetur dhe zbuluar 73 municione të llojeve predhë mortajë 80 mm, predhë artilerie të kalibrave 50 mm, 60 mm 70 mm, 75 mm dhe 100 mm, në total 73 copë.

Ekipi EOD, pasi mori në dorëzim municionet e gjetura ka bërë transportimin e sigurt të tyre në drejtim të depos së municioneve të Batalionit të Xhenios ku do të administrohen deri në asgjësimin përfundimtar.

 






Media Sociale



Moti