Në Komandën e Forcës Detare zhvillohet takim ekspertësh në fushën e hidrografisë

27 shtator 2021 

Në Komandën e Forcës Detare ka mbërritur një delegacion i  Institutit Hidrografik italian, të cilët  u pritën në një takim nga komandanti i Forcës Detare gjeneral brigade Ilir Xhebexhia.

Komandanti i uroj mirëseardhjen delegacionit italian, si dhe shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e deritanishëm midis Institutit italian Hidrografik dhe Shërbimit tonë Hidrografik. Takimi vazhdoi në nivel ekspertesh si fillim shefi i Shtabit të Forcës Detare shprehu edhe njëherë vlerësimin për bashkëpunimin midis shtabit të Forcës Detare italiane dhe atij shqiptar, në disa fusha të sektorit detar ndër të cilat një vend të rëndësishëm zë dhe bashkëpunimi me hidrografinë. 

Takimi vazhdoi me prezantimet përkatëse të Shërbimit Hidrografik shqiptar dhe Institutit italian të Hidrografisë, me të cilin u njohën me misionin, detyrat, organizimin, kapacitetet, aktivitet dhe programet e zhvillimit për të ardhmen si dhe problematikat që hasin në zbatim të misionit. 






Media Sociale



Moti