Vizita e atasheut francez në Forcën Detare

11 shkurt 2020

Atasheu i ri ushtarak francez kolonel Fabrice Duda zhvilloi një vizitë prezantuese në Komandën e Forcës Detare. 

Ai u prit në takim nga zëvendëskomandanti i Forcës Detare kapiten i rangut I Artur Meçollari.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi nga ana e kolonel Fabrice Duda me detyrën e marrë, si dhe diskutimi mbi aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2019. 

Të dyja palët vlerësuan nivelin e bashkëpunimit si dhe aktivitetet stërvitore të planifikuara për t’u zhvilluar gjatë vitit 2020.

 






Media Sociale



Moti