Fillon Kursi Bazë i Nënoficerit në specialitetin e Detarisë

28 janar 2020

Në mjediset e Qendrën Stërvitore, Pashaliman, në zbatim të urdhrit të Komandantit të Forcës Detare, më datën 27 janar 2020, filloi Kursi Bazë i Nënoficerit në specialitetin e Detarisë. Programi dhe tematikat e kursit janë miratuar më parë nga Komanda e Forcës Detare dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes. 

Trajnimi parashikon gërshetimin e teorisë me veprime praktike, të cilat do të zhvillohen dhe në det, sipas detyrave që kryen ekuipazhi i anijeve të Forcës Detare. Gjithashtu, pjesëmarrësit e këtij kursi do të njihen gjerësisht me tema ku përfshihet njohja e bregdetit shqiptarë, siguria hidrolundrimore, lufta kundër ujit dhe zjarrit në anije, shpëtimi i njeriut në det, etj. Këto në kushte të ndryshme të motit dhe detit.

Komandanti i kursit, instruktorët përkatës dhe pjesëtarët e Flotiljes Detare, Pashaliman kanë krijuar kushtet e nevojshme për zhvillimin normal të këtij kursi të rëndësishëm, i cili do zgjasë 8 javë.






Media Sociale



Moti