Kontingjenti i XIV dhe anija “Oriku”kthehet nga misioni në detin Egje

16 dhjetor 2019

Anija “Oriku” dhe Kontingjenti i XIV u kthyen në atdhe ku u pritën në Portin e Durrësit nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zëvendëskomandanti i Forcës Detare kapiten i Rangut të I Artur Meçollari, ushtarakë të lartë të FA dhe familjarët e detarëve në mision.

Zëvendëskomandanti i Forcës Detare, kapiten i rangut I Artur Meçollari përmendi vlerësimet që kanë marrë kontingjentet shqiptare nga aleatët dhe falënderoi në mënyrë të veçantë për mbështetjen dhe sakrificat familjarët e ushtarakëve që kanë shërbyer në mision.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vlerësoi kontributin e detarëve tanë, të cilët e kanë bërë Forcën Detare më moderne dhe më profesionale gjatë këtyre tre viteve.

VIDEO:

Në 3 vite mision, ekuipazhet dhe anijet shqiptare kanë realizuar 178 operacione duke shpëtuar ose parandaluar rreth 3500 persona, mes të cilëve 120 gra, 220 fëmijë, nga të cilët 38 foshnje.

Pas 13 mijë orëve patrullim në detin Egje, Forca Detare ka përfunduar kontributin e saj në misionin e NATO “Sea Guardian”.






Media Sociale



Moti