Trupat pjesëmarrëse në operacionet e kërkim - shpëtimit vlerësohen me certifikata mirënjohje

5 dhjetor 2019

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Në kuadër të emergjencës civile të shkaktuar pas tërmetit të datës 26 nëntor, në vendin tonë mbërritën 780 efektivë nga 14 shtete, për të asistuar ekipet shqiptare në operacionet e kërkim - shpëtimit. Shumë prej këtyre efektivëve të huaj u akomoduan në mjediset e garnizonit Plepa, Durrës. 

Forca Detare siguroi mbështetjen e këtyre forcave me ushqime, karburant dhe transport për realizimin e operacionit të tyre. Në përfundim të operacionit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA vlerësoi me certifikata mirënjohje të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion. Këto certifikata u  shpërndanë nga  zëvendëskomandanti i  Forcës Detare, kapiten i rangut I Artur Meçollari.






Media Sociale



Moti