Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes vizitë në Komandën e Forcës Detare

30 nëntor 2019

Në kuadër të zbatimit të programit akademik, Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM), zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Komandën e Forcës Detare.

Kursantët u pritën nga zëvendëskomandanti i Forcës Detare kapiten i rangut I Artur Meçollari dhe shefi i Shtabit të FD, kapiten i rangut II Sabri Gjinollari. 

Duke iu uruar mirëseardhjen në Komandën e Forcës Detare, kapiten i rangut I Meçollari iu shprehu ushtarakëve të lartë, urimet e tij më të mira, për fillimin e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe theksoi se  pjesëmarrja në këtë kurs është një mundësi e mirë për të thelluar dijet në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, jo vetëm nëpërmjet leksioneve, por edhe analizave për çështjet që lidhen me fushën e sigurisë detare.

Vizita vijoi me një prezantim njohës për Forcën Detare, me historikun, misionin, detyrat kryesor, organizimin si dhe me planin e zhvillimit të FD në të ardhmen 

Të pranishmit u njohën me konceptin “Një Forcë - Dy Misione”, ku me ligj Forca Detare është e ngarkuar për të kryer edhe detyrat e Rojës Bregdetare.






Media Sociale



Moti