Kolonel Editson Zarka priti në takim atasheun ushtarak të Francës, kolonel Fabrice Duda

24 shkurt 2020

Zëvendëskomandanti  i Forcës Ajrore, kolonel Editson Zarka priti sot në një takim atasheun ushtarak të Francës, kolonel Fabrice Duda.

Pasi i uroi mirëseardhjen në Komandën e Forcës Ajrore, kolonel Zarka falënderoi atasheun ushtarak për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Franca për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake  të FARSH në tërësi dhe të Forcës Ajrore në veçanti, sidomos në fushën e  trajnimit të  efektivave  pilotë dhe teknikë të Forcës Ajrore.

Gjatë takimit, zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore e njohu atasheun  rreth zhvillimeve aktuale të kapaciteteve të Forcës Ajrore, planin e zhvillimit afatmesëm dhe afatgjatë, për  mirëmbajtjen e hangarit si asetë  i rëndësishëm i Forcës Ajrore për mirëmbajtjen dhe  riparimin e helikopterve.

Nga ana e tij, kolonel Duda falënderoi edhe njëherë kolonel Zarkën për takimin e frytshëm midis tyre, si dhe shprehu bindjen se fusha të reja bashkëpunimi do të hapen mes dy vendeve në të ardhmen, duke filluar punën për konkretizimin e tyre në Planin e Bashkëpunimit Ushtarak për vitin 2020.





Media Sociale



Moti