Deputetë të Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare zhvilluan një vizitë në Bazën Ajrore, Farkë

13 shkurt 2020

Deputetë të Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare zhvilluan një vizitë në Bazën Ajrore Farkë, ku u pritën nga komandanti i bazës, nënkolonel  Julian Dulemataj.

Në takimin me përfaqësues të Bazës Ajrore Farkë, deputetët me anë të një prezantimi, u njohën me punën e bërë deri tani si dhe me historikun, misionin, detyrat, organizimin, prioritetet e zhvillimit dhe problematikat.

Deputetët e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, përmes pyetjeve kërkuan të njihen dhe informohen mbi çështje të caktuara që lidhen me fushën e veprimtarisë së Bazës Ajrore Farkë.

Në këtë takim theksi u vendos në rritjen e kapaciteteve të mirëmbajtjes së helikopterëve dhe kualifikimit të personelit pilot dhe teknik, si dhe prioritetet që do të këtë kjo bazë për vitin 2020.

Pas vizitës së zhvilluar në ambientet e Bazës Ajrore Farkë, kryetarja e komisionit, Ermonela Felaj, u shpreh ndër të tjera se: “Është kënaqësi të ndodhesh në mes të pilotëve e teknikëve, këtyre njerëzve të ajrit, që meritojnë shumë për gjithë kurajën, pasionin që dedikojnë në punën e tyre.”





Media Sociale



Moti