Në Komandën e Forcës Ajrore u zhvillua aktiviteti “Albufe2000594ICE Force structure & Growth Development Phase III”

5 shkurt 2020

Në Komandën e Forcës Ajrore në Rinas , një ekip i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Forcave Ajrore në Europë, zhvilloi aktivitetin “Albufe2000594ICE Force Strukture&Growth Development Phase III”, në kuadër të bashkëpunimit me zyrën e ODC dhe vijimit të asistencës për Forcat Ajrore Shqiptare, në Komandën e Forcës Ajrore 

Ekipi amerikan i Forcave Ajrore në Evrope  kryesohej nga z. Noel Fachi, Drejtor i Menaxhimit të Programeve.

Aktiviteti në Komandën e Forcës Ajrore si dhe në Bazën Ajrore në Farkë dhe në Shërbimin Meteorologjik Ushtarak, Laprakë, kishin për qëllim rritjen e profesionalizmit dhe ndërveprimit të Forcës Ajrore me NATO-n, të asistojë këtë Forcë për të marrë pjesë në operacionet e NATO-s në përgjigje të krizave si dhe të përmirësojë përgatitjen e personelit me qëllim rritjen e kapaciteteve në përgjigje të rreziqeve.

Gjatë ditëve të aktivitetit ekipi i SHBA të Forcave Ajrore në Europë nëpërmjet brifingjeve u njoh nga afër me misionin, detyrat, planet e zhvillimit dhe sfidat për të ardhmen për secilën strukturë.

Nga ana e tyre, ekipi amerikan bëri një prezantim mbi fushat ku nevojitet asistenca për implementimin e kapaciteteve, përcaktimin e mundësive, për zhvillim dhe rritjen e këtyre kapaciteteve për Forcën Ajrore dhe në repartet vartese te saj.





Media Sociale



Moti