
05 mars 2020
Kursantët e Qendrës Stërvitore zhvilluan gjatë ditës së sotme praktikë mësimore në Bazën Ajrore të Farkës. Temat kryesore mësimore ishte helikopteri në sheshin e provës si dhe masat e sigurimit teknikë.
Gjatë zhvillimit të temave, kursantët u njohën nga afër me procedurat dhe masat e sigurimit teknik.
Këto praktika mësimore do ju shërbejnë praktikantëve në të ardhmen për tu afësuar si teknik helikopteri, trafikun ajror si dhe kërkim - shpëtim, ose siç njihet, SAR (Search and Rescue).
03 mars 2020
Zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Editson Zarka ndoqi nga afër zhvillimin e një ore mësimore, të Kursit Bazë të Nënoficerit, Faza II, në qendrën e stërvitjes në Kuçovë. Tema që u zhvillua nga major Ermald Hoxha ishte rrotori kryesor (helika kryesore e helikopterit AB-206).
Kolonel Zarka uroi të gjithë kursantët për zhvillimin me sukses të këtij kursi që shërbejnë për marrjen e gradës të radhës si dhe në rritjen profesionale për tu aftësuar profesionalisht si teknikë të helikopterëve.
Vizita vazhdoi në nënstacioni meteorologjik Kuçovë, ku kolonel Zarka falënderoi për punën e bërë nga personeli për marrjen e të dhënave dhe raportimeve në kohë reale.
28 shkurt 2020
Në kuadër të bashkëpunimit me ODC për vitin 2019 dhe vijimin e asistencës ndaj Forcës Ajrore shqiptare, në periudhën 24-27 shkurt 2020, në Bazën Ajrore Farkë, u zhvillua trajnimi “ALBUFE1700807ICE, Initial Personnel Recovery (PR) Course”, nga një ekip i Akademisë Evropiane të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë.
Në kursin tre ditor të zhvilluar nga ekipi i Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë, merrnin pjesë pilotë dhe teknikë të Bazës Ajrore Farkë.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte shkëmbimi i eksperiencës nëpërmjet shpjegimit të doktrinave mbi rikuperimin e personelit gjatë operacioneve ajrore, kapacitetet ajrore dhe mënyra e operimit, menaxhimi i ekuipazheve fluturuese.
24 shkurt 2020
Zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Editson Zarka priti sot në një takim atasheun ushtarak të Francës, kolonel Fabrice Duda.
Pasi i uroi mirëseardhjen në Komandën e Forcës Ajrore, kolonel Zarka falënderoi atasheun ushtarak për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Franca për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të FARSH në tërësi dhe të Forcës Ajrore në veçanti, sidomos në fushën e trajnimit të efektivave pilotë dhe teknikë të Forcës Ajrore.
Gjatë takimit, zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore e njohu atasheun rreth zhvillimeve aktuale të kapaciteteve të Forcës Ajrore, planin e zhvillimit afatmesëm dhe afatgjatë, për mirëmbajtjen e hangarit si asetë i rëndësishëm i Forcës Ajrore për mirëmbajtjen dhe riparimin e helikopterve.

13 shkurt 2020
Deputetë të Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare zhvilluan një vizitë në Bazën Ajrore Farkë, ku u pritën nga komandanti i bazës, nënkolonel Julian Dulemataj.
Në takimin me përfaqësues të Bazës Ajrore Farkë, deputetët me anë të një prezantimi, u njohën me punën e bërë deri tani si dhe me historikun, misionin, detyrat, organizimin, prioritetet e zhvillimit dhe problematikat.
5 shkurt 2020
Në Komandën e Forcës Ajrore në Rinas , një ekip i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Forcave Ajrore në Europë, zhvilloi aktivitetin “Albufe2000594ICE Force Strukture&Growth Development Phase III”, në kuadër të bashkëpunimit me zyrën e ODC dhe vijimit të asistencës për Forcat Ajrore Shqiptare, në Komandën e Forcës Ajrore
Ekipi amerikan i Forcave Ajrore në Evrope kryesohej nga z. Noel Fachi, Drejtor i Menaxhimit të Programeve.
Aktiviteti në Komandën e Forcës Ajrore si dhe në Bazën Ajrore në Farkë dhe në Shërbimin Meteorologjik Ushtarak, Laprakë, kishin për qëllim rritjen e profesionalizmit dhe ndërveprimit të Forcës Ajrore me NATO-n, të asistojë këtë Forcë për të marrë pjesë në operacionet e NATO-s në përgjigje të krizave si dhe të përmirësojë përgatitjen e personelit me qëllim rritjen e kapaciteteve në përgjigje të rreziqeve.