65 vjet Baza Ajrore e Kuçovës

15 maj 2020

15 maj 1955, shënon datën e krijimit të Regjimentit të Aviacionit "23 Peza", sot Baza Ajrore Kuçovë. Ky regjiment u krijua si formacioni i parë i madh luftarak i Aviacionit Ushtarak Shqiptar për mbrojtjen e Hapësirës Ajrore të Republikës së Shqipërisë dhe është reparti i parë i Aviacionit Ushtarak Shqiptar, i cili përbëhej nga dy skuadrilje avionësh reaktivë MIG-15. 

 

Lexo më shumë...

69 vjet Aviacion Ushtarak shqiptar

24 prill 2020

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kremtojnë sot 69 - Vjetorin e Krijimit të Armës së Aviacionit Ushtarak shqiptar.

Me këtë rast, ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka ka uruar efektivët e kësaj Arme, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tyre. “Mirënjohje mijëra efektivëve, të cilët ndër vite kanë fluturuar me misionin e mbrojtjes dhe sigurisë së territorit të Shqipërisë dhe ndihmës ndaj komunitetit në vështirësi. Shumë shpejt Flota jonë Ajrore do të modernizohet me helikopterë Black Hawk, ndërsa projekte të tjera janë në proces“, - u shpreh ministrja Xhaçka në përshëndetjen e saj në 69 - Vjetorin e Krijimit të Armës së Aviacionit Ushtarak shqiptar.

Lexo më shumë...

Helikoperi Cougar kryen misionin për shuarjen e zjarrit në malin e Krujës

08 prill 2020

Përgjatë ditës së sotme, një helikopter Cougar i është përgjigjur menjëherë situatës së Emergjencve Civile, të krijuar nga një zjarr në malin e Krujës në fshatin Rranxë.

Helikopteri Cougar i pajisur me kovën për shuarjen e zjarreve u nis nga baza ajrore Farkë për në malin e Krujës ku u shua vatra e zjarrit më e rrezikshme pranë banesave të fshatit.

Gjithashtu u bë e mundur shuarja e zjarrit në një zonë të vështirë me shkurre e pyje.

Helikopteri Cougar ka përfunduar me sukses operacionin e shuarjes së zjarrit duke hedhur rreth 25.000 litra ujë që mundësoi shuarjen e zjarrit.

Lexo më shumë...

23 Mars Dita Botërore e Meteorologjisë

23 mars 2020

Data 23 mars shënon Ditën Botërore të Meteorologjisë. Kjo datë përkon edhe me 65 - Vjetorin e krijimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. 

Një urim të veçantë për të gjithë kolegët tanë dhe veçanërisht për stafin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU).

Që prej vitit 1955, 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit, njerëz në uniformë e civile në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, marrin, përpunojnë dhe transmetojnë të dhëna për të bërë më të sigurt dhe lehtësuar jetën e përditshme të çdo personi.

Lexo më shumë...

Helikoperi Cougar kryen misionin për shuarjen e zjarrit në Linz, Parku Kombëtar Dajt

22 mars 2020

Përgjatë ditës së sotme, helikopteri Cougar i është përgjigjur menjëherë situatës së emergjencës civile, të krijuar nga një zjarr që ka përfshirë një masiv pyjor në Parkun Kombëtar të Dajtit përkatësisht në zonën e Linzës. 

Helikopteri Cougar i pajisur me një kovë të veçantë ka operuar për shuarjen e vatrës së zjarrit në zonën e Linzës. 

 Krahas angazhimit nga toka te efektiveve përkatës të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) u kërkua ndërhyrja nga ajri dhe i një helikopteri të Forcës Ajrore dhe ekuipazhi i tij u angazhuan në operacionin, i cili përfundoi me sukses.

Lexo më shumë...

Zëvendëskomandanti i FAj kolonel Editson Zarka, mori pjesë në Simpoziumin e Komandantëve të Forcave Ajrore të NATO 2020

11 mars 2020

Më datat 9-10 mars 2020, zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore kolonel Editson Zarka, mori pjesë në Simpoziumin e Komandantëve të Forcave Ajrore të NATO 2020, (NATO Air Chiefs' Symposium 2020), i cili u zhvillua në Komandën Ajrore të Aleancës, në Ramstein, Gjermani.

Simpoziumi u zhvillua nën drejtimin e gjeneral Jeffrey Harrigian, komandant i Komandës Ajrore të Aleancës dhe kishte si qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe ideve midis komandantëve të Forcave Ajrore të NATO, për të përmirësuar bashkëpunimin në fushën ajrore të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Lexo më shumë...





Media Sociale



Moti