
30 mars 2021
Prej fillimit të fushatës “Shqipëria buzëqesh” për vaksinimin anti-COVID të popullatës në Sheshin “Skënderbej”, ekipi i mjekëve dhe infermierëve të Forcës Ajrore i janë bashkuar ekipeve të vaksinimit të bluzave të bardha dhe po kontribuojnë së bashku në realizimin e objektivave të kësaj fushate.
Stafi i mjekëve dhe infermierëve do vijojnë të jenë pjesë e pandarë e grupeve të vaksinimit ndaj COVID-19 me qëllim që ky proces të vijojë normalisht dhe sipas planifikimit nga Forca e Armatosur dhe qeveria shqiptare.