Mjekët dhe infermierët e Forcës Ajrore, i bashkohen bluzave të bardha në fushatën e vaksinimit anti-COVID “Shqipëria buzëqesh”

30 mars 2021

Prej fillimit të fushatës “Shqipëria buzëqesh” për vaksinimin anti-COVID të popullatës në Sheshin “Skënderbej”, ekipi i mjekëve dhe infermierëve të Forcës Ajrore i janë bashkuar ekipeve të vaksinimit të bluzave të bardha dhe po kontribuojnë së bashku në realizimin e objektivave të kësaj fushate. 

Stafi i mjekëve dhe  infermierëve do vijojnë të jenë pjesë e pandarë e grupeve të vaksinimit ndaj COVID-19 me qëllim që ky proces të vijojë normalisht dhe sipas planifikimit nga Forca e Armatosur dhe qeveria shqiptare.

 

 





Media Sociale



Moti