
19 mars 2021
Konferenca përfundoi me diskutimet e secilit aktor në stërvitje duke i vënë theksin kalendarit dhe specifikimeve të stërvitjes si dhe u përgatit drafti i parë i planëzimit të stërvitjes.
Në Komandën e Forcës Ajrore sot u zhvillua Konferenca Fillestare e Planëzimit “Ambicia e Shqiponjës” me pjesëmarrjen e shtabit të Forcës Ajrore, personelit të Qendrës së Kontroll-Raportimit, si dhe përfaqësues të Bazës Ajrore Farkë.
Shefi i Shtabit të Forcës Ajrore, kolonel Arben Cenolli në fjalën e tij prezantoi qëllimin dhe objektivat e stërvitjes, e cila parashikohet për tu zhvilluar në muajin korrik 2021.
Kjo stërvitje ka si qëllim shfrytëzimin e kapaciteteve të postit të kontroll-raportimit "Control Reporting Post" të radarit dhe shndërrimi i saj në qendër operacionale ajrore "Control Reporting Center" të Forcës Ajrore dhe/ose qendër e operacioneve ajrore të një komponenti Ajror.
Më pas, nga përfaqësuesi i degës së operacioneve të Forcës Ajrore u prezantua skenari i stërvitjes dhe fazat e saj, të cilat do të vijojnë me procesin e planëzimit të moduleve të stërvitjes.