Zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Ylli Pulaj zhvillon takim me ushtarakët dhe punonjëset civile të Komandës së Forcës Ajrore

10 mars 2021

Sot, në mjediset e Komandës së Forcës Ajrore, Rinas, u zhvillua takimi i zëvendëskomandantit, kolonel Ylli Pulaj me përfaqësuese të personelit femër në uniformë dhe ato civile të strukturave të Forcës Ajrore në Garnizonin e Rinasit.

Kolonel Pulaj, në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi se ky takim njohës merr një vlerë të veçantë pasi realizohet menjëherë mbas ditës ndërkombëtare të grave dhe me këtë rast ai uroi të pranishmet për festën dhe falënderoi vajzat dhe gratë në uniformë duke përfshirë këtu edhe punonjëset civile për kontributin e tyre në Forcën Ajrore.

Gjithashtu zëvendëskomandanti, ndërmjet të tjerash, përcolli mesazhin se prania dhe puna e vajzave e grave në uniformë dhe atyre civile në strukturat e Forcës Ajrore është për t'u vlerësuar për korrektësinë, dedikimin dhe përkushtimin që ato tregojnë çdo ditë me profesionalizmin e tyre.

Në përfundim të fjalës së tij, kolonel Pulaj uroi shëndet për të gjithë vajzat e gratë në uniformë, punonjëset civile dhe familjet e tyre, pasi shëndeti, theksoi Ai, merr rëndësi më shumë në këtë kohë pandemie si dhe në të njëjtën kohë i siguroi ato se, do të punojmë të gjithë së bashku për të përmbushur me sukses detyrat dhe për të çuar përpara Forcën Ajrore.





Media Sociale



Moti