Deputetë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare zhvilluan një vizitë në Forcën Ajrore

04 shkurt 2020

Në Komandën e Forcës Ajrore, Rinas deputetë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare zhvilluan një vizitë.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare fillimisht u pritën nga zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore kolonel  Editson Zarka. Takimi vazhdoi me përfaqësues të Shtabit të Forcës Ajrore dhe të Qendrës Raportimit të Vëzhgimit Ajror ku u mbajt një brifing për punën e bërë në Forcën Ajrore, historikun, misionin, detyrat, organizimin, prioritetet e zhvillimit dhe problematikat.

Deputetët e komisionit për Sigurinë Kombëtare, përmes pyetjeve kërkuan të njihen dhe informohen mbi çështje të caktuara që lidhen me fushën e veprimtarisë së Komandës Ajrore.

Kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj e konsideroi të vlefshme dhe të nevojshme këtë vizitë, duke e përqendruar bisedën edhe në çështje të modernizimit, infrastrukturës dhe trajnimin të personelit pilotë dhe teknikë.





Media Sociale



Moti